• |
ide | kryesore

Basha: Rama po fsheh numrin e viktimave dhe po gënjen

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha vijon të këmbëngulë se qeveria gënjen duke fshehur numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri.

Pasi publikoi dje listën e shifrave të viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, Basha thekson se opozita ka detyrë të shpërndajë të vërtetën në emër të jetëve të humbura.

Dje Basha deklaroi se qeveria nuk ka raportuar thuajse gjysmën e viktimave që janë shënuar nga COVID-19 gjatë pandemisë. Ditën e sotme diçka të tillë e kanë hedhur poshtë nga Najada Çomo kurse Rama nesër do u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë.

“Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura”, shkruan Basha.



9 Comments

  1. Çdokush nga ne, e kujton se si u krijua Partia Demokratike (apo dhe partiçkat e tjera), apo se si pas fitores në zgjedhjet e Marsit 1992, krerët e saj u detyruan të vihen në rresht, të mblidhen kokëulur në bodrumin e një ambasade të njohur, për të marrë “detyrat”, për të caktuar ministrat, dhe për të firmosur mbi kursin e drejtimit të vendit. Gjithkush e di fare mirë sot (sepse letrat janë hapur) se si punoi qeveria e asaj partie nga 1992 deri në 1997, (apo dhe nga 2005 deri 2013) se si shiti për skrap gjithë pasurinë e vendit, se si zhvati milionat e shqiptarëve me firmat piramidale, se si vendi u mbush me udëbashë nga veriu në jug, se si ish-SHIK-u famëkeq, u kthye në tmerr për segmente të caktuara të shtetit deri tek gazetarët, se si u vodhën dhe u shitën,flota detare, armatimet, municionet, se si u shkatërruan bregdeti dhe riviera,se si u mbushën qytetet me të ardhur pa asnjë plan dhe kriter, nga çdo cep i vendit, duke boshatisur dhe shkretuar mijëra fshatra në gjithë Shqipërinë.

  2. Mire ajo u krijua me mundime se ju te vrisnit po e juaja si ukrijua dhe me ndihmen e kuj a i jep dot pergjigje oh i paemer se ju pa idintitet jeni dobica mjere na qe na ka ra per hise me jetu me ju pjelle e keqe

  3. Genjeshtar nuk behesh por lind, Romsi rren, ti Lulo rren, politikanet rrenje, rrejne ne familje , kushurinj, moter, vlla rrenj neper shkolla, provime, punsime, paga, taksa, aparetamente, biznese, plazhe, hece-tece, pyje, gurore, port, aeroport, sportel, stadium e ku nuk rrehet ne Albanistan o Lulo? na thuj nje vend tepaster ne Shqiperi qe nuk rrehet?

    Prandaj jemi si popull shtrems ne Lulo se rrejme nga nje cike qe kur mesojme fjalet e para te pista e deri kur ngrysim jeten me thinja.

    Mua s’po me thua ndonje gje te re. I di ku si dhe pse rrejne rrencat Shqiptar.
    Romsi sa hap gojen i ka te gjitha rrena, por dhe ti njelloje je. S’ke ci ben eshte ajo qe shkruajta. GENI MASHTRUES!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *