• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Tiranë/ I dërgon të atit ushqime tek Infektivi, i thanë se ka vdekur. Djali kërkon babain në morg, por askush s’i jep përgjigje (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Thuajse çdo ditë në Spitalin Infektiv nuk mungojnë denoncimet e qytetarëve që pretendojnë se nuk marrin informacion për të afërmit e tyre të shtruar në këto ambjente.

Duke u vendosur përballë kësaj vështirësie, disa prej tyre mendojnë më të keqen duke ju drejtuar edhe morgut të spitalit.

I riu është njoftuar në mënyrë jo zyrtare se i ati ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërkohë që ai vijote ti dërgonte ushqime.

“Unë kam babin tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka vdekur, unë sot i dërgoj ushqime. A hanë të vdekurit ushqime?!”, është shprehur djali.

Spitali infektiv thotë ai se nuk i jep informacione dhe ne celular prej disa ditësh nuk ka folur me të atin.

“Ka njeri të më japi një përgjigje se çfarë është bërë se nuk më japin përgjigje as tek infektivi dhe as në morg”, është shprehur djali.

Më pas i drejtohet efektivit të policisë për informacion, i cili pasi komunikon me përfaqësuesit e morgut dhe njofton se nuk ka kufomë me identitetin e të atit të tij.

Fatkeqësisht djali largohet nga spitali pa marrë asnjë përgjigje./ Ora News



9 Comments

  1. mjafton te bjere fasada per ta pare mbretin lakuriq, mjer njerzit e thjeshte thuaj 🙁 Uroj ta kesh gjalle babain o djal, e te kete qene thjeshte gabim.

  2. Nuk kish si ndodhte ndryshe.
    Lulzim Bashës i duhej një lajm bomb që të shpërqëndronte debatin.
    Tema iu ofrua nga nekrofilët që drejtojnë Partinë Demokratike.
    Dje Lulzim Basha plasi tymnajën e mijra të vdekurve nga Covid.
    Me pak fjalë, zgjodhi rrugën e izolimit të Shqipërisë, si e vetmja mënyrë që askush mos ketë vëmëndjen te e kaluara e tij e ndyrë që filloi me financimet e shkollës nga SOROS, vazhdoi me veprimtarinë kundër UÇK dhe u mbyll me shitjen e hapsirës detare Greqisë.

    1. po shoku Taulant. Vdekje fashizmit.
      Kujtoni se ia ha njeri pallavrat si te 45-es akoma, o klysh bolshevik!?

  3. Pse cuditesh mor djale. Ne amerike te vdekurit aplikojne per flete votimi me poste bile dhe votojne, ndersa ti habitesh ne Albanistan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *