• |
ide | kryesore

Dëgjohen të shtëna armësh në Vlorë, policia në alarm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin ë Vlorës. Burime nga policia e këtij qyteti i thanë lapsi.al se ka qenë një telefonatë që ka njoftuar për të shtëna armësh në afërsi të urës së Mifolit rreth orës 20.00.

Forca të shumta të policisë janë vënë në lëvizje, por ende nuk është gjetur vendi i saktë i ngjarjes apo autorët. Të njëjtat burime thanë se forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle në fshatin Bishan dhe në Poro. Edhe banorët e zonës i thanë policisë se dëgjuan breshëri automatiku. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *