• |
ide | kryesore

Deputeti i PS-së që po hetohet nga SPAK, infektohet edhe me Covid 19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti socialist Ervin Bushati është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë publik vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Bushati ka shpërndarë një foto duke puthur përtej xhamit, ndërkohë që bën me dije se është në ditën e 4 të karantinimit në banesë.

Ndërsa jo më larg se të hënën, Bushati ishte në Kuvend, ku edhe mbajti një fjalim lidhur me ekonominë, duke anashkaluar faktin që ishte marrë në hetim nga SPAK për fshehje pasurie.

Deri më tani një numër jo i vogël zyrtarësh në radhët e PS-së janë infektuar nga pandemia e koronavirusit, duke nisur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ministrat; Belinda Balluku, Blendi Klosi, Anila Denaj etj. Nuk kanë munguar as deputetë.



5 Comments

  1. Jane infektuar me tw vertete? Apo… Veliaj p.sh. ishte me pushime sepse kishte marre edhe ngjyre dhe per kete perdori justifikimin se ishte nxire ne ballkon duke lexuar libra. Ne kulmin e veres me temperature mbi 35 grade, Veliaj lexonte libra ne ballkon! E habitshme se me gjithe ate vape nuk arrin njeri te perqendrohet tek libri. Ndoshta Veliaj eshte i vecante… natyrisht si mashtrues

  2. Mos na shfaqni politikan se atyre nuk i rr…shume per ne, prandaj skeni pse tu serviloseni kaq shume ju te mediave. Ky zotria te justifikoje pasurine e vene gjate pushtetit, pastaj merakosuni per shendetin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *