• |
ide | kryesore

Fshehja e vdekjeve nga Covid 19/ Ja cilat janë provat nga morgu

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Lajmi bombë që Lulzim Basha plasi të enjten në mbrëmje në Opinion ka tronditur mjedisin mjeksor dhe politik. Lideri i opozitës tha se për efekte propagandistike qeveria ka fshehur numrat e të vdekurve nga pandemia, ose më saktë plot 414 persona që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

Basha pohoi se opozita disponon listat e plota emërore sipas datave dhe emrave të atyre që kanë humbur jetën dhe të atyre që nuk janë raportuar në njoftimet e përditshme për numrin e vdekjeve (shiko ketu).

Lexo me tej:

Basha plas bombën: 414 të vdekur nga Covid u mbajtën të fshehtë

Menjëherë pas kësaj u kundërpërgjigj kryeministri Edi Rama i cili i cilësoi këto deklarata si shpifje të rënda. Një ditë më pas, pra këtë të premte, drejtuesit e spitalit infektiv, me siguri nën trysninë e politikës, i hodhën poshtë këto akuza: “kjo jo vetëm është praktikisht dhe teorikisht e pamundur”, madje duke paralajmëruar se do kërkojnë ndjekje ligjore për Bashën.

Shefja e këtij pavioni, Najada Çomo argumentoi kështu: ” Çdo pacient që ndërron jetë, përcillet për në morg së bashku me kartelën shoqëruese. Kartela bashkëshoqëruese përmban dhe arsyen e vdekjes së qytetarit, firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale e ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit nga mjeku që ka konstatuar vdekjen e personit… Kartelën bashkëshoqëruese të të ndjerit nuk e zëvendësojnë dhe as nuk e ndryshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje vetë humanizmin e autorëve të tyre në një kohë kaq të vështirë për njerëzit. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të parafytyrohej dhe akuzohej si i përfshirë në një monstruozitet me përmasat e deklaruara” – tha Çomo.

Po atëherë çfarë ndodh dhe kush ka të drejtë?

Lapsi.al ka investiguar për të kuptuar të vërtetën dhe ka arritur të ketë akses në dokumentat dhe provat që disponon opozita. Dhe kështu ka arritur të kapë edhe lojën e shifrave.

Sistemi shëndetësor shqiptar ka gjetur një truk për të mpakur për hir të propagandës politike, numrin e vedekjeve nga pandemia.

I infektuar me Covid/ Arratisu me çarter nga Shqipëria

Dhe ky truk konsiston në faktin se, në shifrën e atyre që kanë ndërruar jetë, nuk llogariten ata të cilët, janë infektuar nga Covid – 19, janë shtruar në njërin nga spitalet e specializuar për këtë qëllim, por më pas kanë vdekur nga komplikacione të njohura, si atak në zemër, insufiçencë renale, apo mushkritë.

Duke qenë se këto efekte të atyre që preken nga Covid 19 janë të njohura, vdekja e tyre dihet se nga vjen.

Kur të vdekurve të kësaj kategorie, në  një nga momentet e kalvarit të tyre të gjatë të shtrimit në spital, tamponi u rrezulton negativ, ata nuk llogariten në grupin e pacientëve që kanë humbur jetën nga Covid 19.

Pra të gjithë ata pacientë që shtrohen në tre spitalet që trajtojnë posaçërisht këtë sëmundje, kur dalin prej tyre të vdekur nga mosfunksionimi i njërit prej organeve vitale, shteti nuk i llogarit si të viktima të pandemisë.

Pikërisht këtu krijohet edhe mospërputhja e shifrave që pretendon Basha i cili ka emrat e 923 personave të dalë të vdekur dhe të çuar në morg drejt e nga spitalet Covid, ndërsa qeveria raporton vetëm 509 të vdekur.

Lapsi.al i ka lexuar vetë këto emra që nuk janë “zhdukur” nga listat. Ne kemi parë edhe kartelën e një pacienteje, që për arsye etike nuk po ia përmendim emrin, e cila renditet mes 270 viktimave (127 ka raportuar qeveria) që ka ndërruar jetë në gusht të këtij viti.

Ajo ka qëndruar dy javë e shtruar në njërin prej spitaleve që trajtojnë raste ekskluzivisht me Covid-19. Pak para se të vdise tamponi i sajnë datën 22 gusht ka dalë negativ. Ajo pas vdekjes është mbyllur me qese është shpënë në morg dhe familjarët nuk janë lejuar ta hapin arkëmortin e sah sipas të gjithë regullave të vendosura për ata që humbasin jetën prej pandemisë. Por në kartelën e saj, në zërin shkaku përfundimtar i vdekjes, është shkruar: “Arrest kardio- respirator”.

Dhe, në llogari të fundit, kjo paciente nuk llogaritet mes atyre që rezultojnë si të vdekur nga Covid -19 në statistikat zyrtare.   

Pra pikërisht këto raste, ato që janë infektuar, më pas shtruar në spitalet Covid dhe pastaj janë shpënë në morg me kartelën që shënon si shkakun përfundimtar një sëmundje tjetër janë ato që fsheh qeveria.

Dhe këtë e ajo e bën në ndërgjedgje të plotë pasi udhëzimi i OBSH (shiko poshtë) që ka pranuar qeveria shqiptare është që këto humbje jetë konsiderohen të gjitha me shkak pandeminë aktuale.

Partia Demokratike, që me siguri ka aritur të rekrutojë njerëzit e saj në morg, i disponon këto prova. Këtë dëshmoi edhe ‘rrjedhja’ e disa fotove të llahtarshme nga morgu i QSUT drejt e në media.

Pra provat për të cilat Lulzim Basha ftoi prokurorinë ti sekuestronte menjëherë duket se ekzistojnë. Lapsi.al i ka parë realisht ato, ndonëse pa pretenduar të japë verdiktin e tij për një gjë për të cilën duhet të shprehen vetëm organet e drejtësisë.

B.B/ ©Lapsi.al

 



44 Comments

  1. Lylzim Basha ka nje problem te madh, te hershem me viktimat-te vraret, te vdekurit.

    Ne masakren e Krushës, por edhe pertej, kudo nga Kukesi ne Kosove, problemi i tij jane viktimat, te vraret, te vdekurit, por prej UCK ama;

    Ne masakren e 21 janarit, problemi i tij jane kater te pushkatuarit dhe me shume se 12 plagosurit ne te njejtin vend, bulevardin DËshmorët e Kombit;

    Prej dje, problemi i tij jane te gjithe ata qe humben jeten nga Coronavirus;

    1. Nga menyra se si shkruan, kuptohet se akuza qe behet ka baze dhe ju krijon probleme.

      Artikulli jep argumente dhe fakte konkrete.

      Kurse ato qe ke shkruar ti (Edi) s’perbejne argument dhe fakt.

  2. Po krimet e bashes I ka numeruar lapsi i syrit te salihut e likes te na kapi ndonje shifer sa vrasje ka bere basha ne kosove e shqiperi

  3. Na mbyti llumi i zdromsave te lal tallavase. Si mund te mbrosh nje krim te tille kaq monstuoz. Te fshehesh vdekjet dhe te mburresh se po menaxhon pandemine, nderkohe te ndjeret i trajton si kafshe ne thertore. Fajin na i paska berisha dhe basha se donin zdromsat te shperthenin kryeministrine per tu ul sorosiani i cmendur qe ka 8 vite ne ate karrige duke sjell vetem korrupsion e krim dhe asgje te bardhe per kete vend. Regres 360 grade ne dorë te zdromsave hajdutë.

  4. 🙂 Lapsi dha verdiktin me nje nga emrat. Cfare injorance dhe keqdashje! Turp asgje me shume. Fotot e morgut jane pa pike lidhje. Neveri per kedo qe po tenton te ule poshte bluzat e bardha. Doktoret e PD=Ballistet ne lufte me Covid 19

    1. “Fotot e morgut janë pa lidhje”
      “Neveri për këdo që po tenton të ulë poshtë bluzat e bardha”
      Jo “pa lidhje” more kërriç, po është një krim i ndyrë, është barbarizëm që të lesh shpërmdarë në morgun e spitalit kufomat e pacientëve të vdekur në dysheme e mbi tavolina.
      Ka midis mjekëve edhe maskarej si puna tënde që edhe babanë ta shohin të vdekur në dyshemenë e morgut, thonë “të na rojë partia”, por nuk i ka akuzuar kush të gjithë “bluzat e bardha” por shpirt zitë si psikopati Edi Rama.

  5. Dmth robi shtrohet se ka covid. Mbas njefare kohe testi i Covid i del negativ, por si rezultat i komplikacioneve robi vdes nga zemra.
    Luli thote pse mer qeveri shkerdhat nuk i deklaro edhe keto si te vdek nga Covid. Po te kishe zbatu planin tim me pese pika…..

    p.s. atij shkerdhates qe ka nxjere fotot e atyre gjynofqareve ne morg, i ardhte mbas qafe.

  6. Turp dhe gjynaf ne situate te tille kjo qeveri te vazhdoje te beje show. Ore po thoni te verteten se late nam, me keqja eshte kur opinioni nuk resgon si duhet, po njesoj ngelem ne sahan lepirsa, po eshte per tu mbrojtur kjo qeveri ! Qeveri me te degjeneruar skam pare e degjuar

  7. Tabela trego qarte te verteten – 923 vdekje te raportuara dhe 509 vdekje te deklaruara nga Covid19 !
    Nuk ka rendesi kush e thote e pse e thote. Rendesi ka te kuptohet se kush genjen.
    Dhe genjeshtra duket qarte se eshte ne Kryeministri.

  8. I njejti trajtim paradoksal me skandalin e përgjimeve të vjedhjes së votave në Dibër e Shijak që u transmetuan nga Zëri i Amerikës e Bild..
    Edhe atëhere, në vënd që prokuroria të vihej në lëvizje për të hetuar mbi ato fakte të publikuara, filloi gjuetia e shtrigave për të ndëshkuar ata që i zbuluan krimet.
    Kjo histori u përsërit edhe me tërmetin.
    Mediat pasqyruan live trajtimin e qeverisë shqiptare e mungesën flagrante të aftësisë e mjeteve të duhura për të nxjerrë të groposurit nga gërmadhat e godinave të shëmbura, e Rama akuzonte mediat se po hapin panik.
    A nuk u panë live nga të gjithë se shteti shqiptar nuk kishte asnjë grup të specializuar e të pajisur me mjete për shpëtimin e jetëve nga tërmeti, kur në kontrast me ta, grupet e ardhura nga shtetet e tjera ishin në nivel profesional e të pajisur me mjete ?
    Basha publikoi një listë të ardhur nga morgu i QSUT ku me shifra e me emra dilnin mangut 414 viktima të Kovidit, .Dikush paska fotografuar kufonat e shtrira mbi tavolina e në dysheme e ky qenka krimi i përhapjes së panikut.
    Ai i bëri thirrje prokurorisë që menjëherë të shkonte në morg për ta hetuar gjendjen, e tani akuzohet ai për “krim”, ndonëse prokuroria nuk ka lëvizur fare për ta verifikuar denoncimin.
    Ka shtatë vite që Rama po e qeveris në mënyrë skandaloze Shqipërinë e për çdo veprim të tij të marrëzishëm që kritikohet nga mediat e opozita, ankohet se po “baltoset Shqipëria”. Pra baltën e tij kërkon tja hedhë Shqipërisë.
    Ka dy javë që në mënyrën më të ndyrë përdoret një person me çregullime mendore për të akuzuar Bashën, se ja paska marë e fshehur kasetën për masakrën e Krushës së Madhe, kur publikisht del miku i Ramës, ish deputet i PS që deklaron se ate kasetë personi ja ka dorëzuar BBC në praninë e tij, e kjo kasetë pjesërisht është transmetuar në të gjitha televizionet e botës, kurse e plotë mund të gjendet në Googlë.
    Fundërina tru sakatuar nga propogandat e Ramës,, dalin me paçavure komente se gjithë të këqijat Shqipërisë i paskan ardhur se lideri i opozitës e ka emrim “Lulëzim”.
    A mos duhet të quhej “Mallkim” që të ishte i pëlqyer ?

  9. Vet fakti qe dolen mjeket qe kurojne pacientet me covid19 per te hedhur poshte keto akuza tregon se rileshesit po fshehin dicka.
    Raportimet zyrtare i ben minstria me komitetin dhe jo mjeket qe shkruajne kartelen individuale te cdo pacienti.

    Eshte per te ardhur shume keq qe mjeket, nje profesion qe kerkon inteligjence dhe integritet te larte pranojne te perzihen ne deklarata politike dhe te behen pjese e propagandes.

    Shto dhe faktin qe kane heshtur per 2 dite, komiteti shpetimit, ministria, prokuroria dhe vete lideri legjendar Ed Artisiti tregon qe po perpiqen te fshehin dhe te manipulojne te verteten.

    Sa per foton, shqiptaret jo e jo por politikanet qe kane menaxhuar taksat per kete shendetesi duhet te tremben dhe panikosen,
    Njesoj sic jane transmetuar videot e masakrave dhe kane sensibilizuar publikun se dikush nuk ka respekt dhe ndjeshmeri per qenien njerzore njesoj eshte edhe ajo foto,
    njerzit duhet te inkurajohen te denoncojne pavarsisht sa e rende mund te jete e verteta.

    E verteta dhe transparenca jane ilac per njeriun. Genjeshtra, propaganda dhe mashtrimi eshte kanceri i tij.

  10. I fshehu apo si fshehu, nuk i ka vrar qeveria Po virusi. Jeni copa muti qe keni filluar te beni politik me Vdekjen (si gjithmon). Doktor vdekja ka vrar kushedi sesa shqiptar me urdher te tij drejt perdrejt. 97, gerdec, 21 janar, remzi hoxha, kosta trebicka, sokol olldashi, Etj etj. Del doktor vdekja dhe ve kujen perdit per punen e vdekjeve kur deri dje me Mona cizmen e me Like floririn i mblidhnin qytetaret neper protesta dhe pa maska. Keta copa mutrash te pafytyr e hipokrit bejn politik si gjithmon me te vdekur. Doktor vdekja, qe ca ska ber e ska then kunder uck, bashk me argiten e me bashen, tani del e shifeni kur te na thot nje dit qe e ka kriju ai uck. Deri aty mund te arrij nje vrases si doktor vdekja qe nuk fle me dot rehat prej vitesh pasi e perdnjekin fantazmat e shqiptareve te pafajshem qe u ka mar jeten.

    1. Ju vure nga një epitet ti zhabë injorante , “armiqve të partisë” tënde, e të duket vetja doktor mbi doktorat, ndonëse duket kjartas se je gjysëm analfabet e nuk njeh as gjuhën shqipe.
      Ti dukesh se je nga ai soji i komunistëve që edhe kur sheh sekretarin e partisë në krevat më tët amë apo tët shoqe, thua “të na rojë partia”

      1. Ik ore cop injoranti. Te shava nga babai? Cje qe te dogji kaq shum sikur te shava ty personalisht. Ne demokraci secili mund te thot mendimin e vet pa u lincu, Po ku di ti ca eshte demokracia, dukesh qe je nga ata enveristet qe ndrrun baben enver me baben saleh. Ose do jesh suflaqe 80-lekshe qe kerkon armiqt e partis neper forume online. Gjithsesi njeri i ceket.

    2. Pa shiko mirë se nuk janë vetëm ato që përmend ti zhabë e kuqe, personat që ka “vrarë” “salehu”.
      Berisha ka vrarë me mijra shqiptarë intelektuale e patriotë, edhe nga ata që patën marë pjesë edhe në ngritjen e flamurit të pamvarësisë në Vlorë.
      Berisha pat dhënë urdhër që të vriten të gjithë komunistët që nuk mendonin si ai.
      Berisha pat dhënë urdhër që të arrestoheshin e pushkatoheshin pothuajse të gjithë komandantët e brigadave partizane që ng˝a antarë të byrosë politike të PPSH, ishin bërë agjentë të imperializmit amerikan e social-imperialistëve sovjetikë.
      Udhëheqësi i PPSH paskej qenë Berisha që më vonë krijoi partinë demokratike.
      Kryetar i Ballit Kombëtar ka qenë Edvin Kristaq Rama që mandej krijoi partinë e re fringo, partinë socialiste..

  11. Aman se na haper barkun me kete lajm idjot sikur zbuluat kospiracionin e shekullit. I ka vra virusi o copa injorantesh. Doni te ket me pak vdekje. Vini maska, mbani distanc, rrini ne shpi. Po ju doni me pi kafen te lagja me nacut, e me shkrujt te lapsi pastaj. Salehut me lylin i ka zen halli se po u dalin te palarat qe kan ber (historikisht) kunder kombit shqiptar. Salehu qe dy dit me par pergezonte studentet dhe shante qeverin se ishte e ashper me masat kunder, sot ka gjet argumentin e politik berjes te dites VDEKJEN. Argumenti i tij i preferuar. Nje njeri i lig e antishqiptar, nje njeri i turpshem per profesionin e mjekut, qe deri dje u thoshin shqiptareve bashk me mona cizmen, qe ska virus, sot ky mjek qe me shum ka marr jet sesa ka shpetu jet, vazhdon me argumentin e tij te preferuar Vdekjen. Doktor vdekja.

  12. Ore,ketyre ripjerdhsave i eshte ber tamponi apo jo ,ne menyre urgjente ti behet tamponi se te gjithe jane me kovid ,ne nje lajm te shperdar nga Lali dhjeri ,vihesh ne dukje qe ne bodrumet e bashkise ka rene epidemia e kovidit dhe te gjithe kulishat e bushtres se kuqe jane me simptomen kovidiale,si duket terezia i ka infektuar sufllaqja e pregatitur me kaken e Ed droges ,po si nuk komentuan nje here te vetme realitetin ,po dhesin vetem mutin e Lali dhjerit nga goja,ptyyyy fare e hidhur.

  13. Suflaket e Salehut jan hedh ne sulm me argumentin e rradhes, vdekjen. Sali vdekja, turp per profesionin qe thot se ka , gezon mbi kufoma, si giithmon. Keta zagaret e vet 80-leksha kenaqen qe paska me shum te vdekur nga virusi kur ca muaj me par thoshin ska virus. Si nejerz innorant e la argumenta, fillojn e shajn e ofendojn se nuk arrij te bejn kurre nje diskutim normal. Diskutimi normal do njerez normal, Jo suflake 80-lekshe. Bolet salehut lepijani nga mengjesi deri ne dark Po deshet Po mos i cani karin njerezve per bolet e nje plaku vrases , te lig, antishqiptar e te rrjedhur.

  14. O Lapsi boll shkrujtët me bojën që del nga bytha e SALI BERISHOVIÇIT . Por bëni një vet ndërgjgsim dhe mos u bëni qesharak

  15. O tope i ores11 53 ti si duket terezia je ngopur shume me jarget e bythes se Sales prandaj ke filluar ti nxjerresh dhe nga hundet,vazhdo me Salen qe tja hash kaken se kaka e Ed droges te ben dem se ka mbetje toksike.

    1. Pse nxehesh o njeri (Ethem Lala)? Akoma nuk e ke kuptuar se keta mavinjte i tmerron nje plak si Berisha? Imagjino sikur Berisha tr ishte nja 20 vite me i ri, sa t’i degjinin emrin do iu binte te fiket nga frika. Ata edhe sot, sapo i degjojne emrin pyesin se cfare ere ka gjaku.

      1. Berisha, eshte e vertet qe te tmerron.
        Se prej urdherave te tij jan vrar mijra bij nenash. Po me e keqia eshte se nuk eshte ngopur akoma. Kudo qe del e flet. Vetem vrasje varje dhe horrore degjon nga goja e tij e qelbur.

  16. Te gjitha personat mbi 60 vjec ne Shqiperi kane ndonje problem zemra, tensioni,diabeti etj. pra keta edhe kur vdes me covid ose nga covid I shkruajne si infarct. Prandaj dalim me mire si Anglia e Franca ne kur e dime qe shendetesia eshte per lesh. Turp edhe tek vdekjet mashtrojne. Rivdekja/ Rilindje.

  17. Keto foto jane pasqyra e qarte qe kushdo sheh surratin e qelbur e te baglosur te nje qeveri Rama!
    Foto reale te surratit te kesaj qeverie pa makiazhin mediatik te Mero Baglave kurvave perreth saj.

  18. O shoku Saliu eshte rehat, gjitha punet i ka ne terezi, vazhdoni ti rruani topet, meqe ju ngushellon kjo. Ne vend te hapni syte per 7 vite te humbura. Thjesht per kujtese Shqiperia ne 2005 ishte mesjete- 2013 energji elektrike 24h, matura shteterore, rruge ne cdo cep te shqiperise, filloi te funksionoje shteti me e rendesishme ju hoqen vizat ktij populli te verber, kush e di sa familje u bashkuan pas shum vitesh ndarje, kush e di sa lek kan hyre ne shqiperi nga ata qe punojne nga 3 muaj. Tani secili nga ju te krahasoje 2013-2020, pervec 10 personave gjith shqiptaret jane varferuar. Po kthehemi ne mejsjete perseri… por si gjithomne PR e Ps para zgjedhjve fillojne te permendin Saliun se skane ndonje argument me te forte se me cfare te kerkojne vote ( e njofin mire ndjeshmerine e shqitareve ndaj Saliut). Klm

  19. Ne kete situate mendoj qe dhe pse e dhimbshme, por ajo mund te jete gjendja ne morg ne te gjithe boten dhe jo vetem tek ne.
    Ai qe i ka publikuar keto foto meriton perbuzje dhe ngjall neveri. Nese kjo behet per te na treguar qe Luli do na beje morgje modern me krevat dopio, faleminderit por nuk jam i interesuar!
    Nese behet per te treguar se lene trupa ne dysheme te morgut, prape nuk jemi te habitur sepse Luli i la te shtrire ne mes te bulevardit!
    Une qe kam qene nje votues skeptik gjithmone, me kete sjellje te Lulit, me “thashethemet” qe mund te jete i perlyer familjarisht ne afere kundra shqiptarise, faleminderit por nuk jam i interesuar te jesh kryeminister i vendit tone.

  20. Ne c’do vend tjeter te botes ato foto ne Morg do benin qeverine te qerohej brenda 24-0reve.
    Ketu ne “Shqiperine qe (s)duam” Ramuthistet ankohen per fotot-pasqyre qe tregojne ne fund te fundit vetem imazhin perballe, nje qeveri qe nuk ka respekt as per te gjallet as per te vdekurit!
    (dhe nuk jane marre tjeterkund pervec se ne Morgun e Tiranes, jo si Rama qe publikoi nje video algjeriane duke e shitur si “perleshje polici-popull ne Spanje)

  21. Si pasojë e rritjes së numrit të viktimave, disa spitale morrën masa dëshpëruese, për të përballuar këtë dallgë të egër në të cilën u gjenden. Trupat e viktimave të Covid-19 u ngarkuar në kamionë frigoriferë duke përdorur një vinç, jashtë qendrës Spitalore të Bruklonit. Sipas mediave, arsyeja e përdorimit të këtyre kamionëve ishte nga pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e shtruar të kufomave në morgun e tyre.Shpellkare e cecene ne mbrojtje te dy njerzeve qe kane vrare e djegur kete vend salih e lulzime lexoni cfare ndodhe ne amerike dhe eshte metode e pergjithshme neper spiraled e botes.supen e keni falas deri ne 25 prill prandaj deri atehere hani mut gjithe diten pastaj shkoni nga keni ardhur

  22. Problemi është se qeveria ketu fsheh numrin real te te vdekurve per te na thene se ka qene perfekte ne menaxhimin e situates.

    Edi Ramen e tremb fakti se Trumpi humbi per shkak te keqmenaxhimit te pandemise, edhe pse per Ramen kjo eshte nje pike uji ne oqean, ne raport me ato çka ai akuzohet.

  23. Nje verejtje dhe dy keshilla,per Lapsi.net.Cdo shkrim,kudo neper bote,(meqenese shume komentues perserisin brockullen e Rames ,se kjo ndodh edhe ne vende te tjera),ka nje autor,qe e shkruan.Ky autor,natyrisht e ka nje emer,dhe nese shkrimi i tij,paraqet” rrezik” per autorin,ai ne vend te emerit,vendos nje “pseudonim”.Pra kurre nuk mungon-ndac edhe kudo neper bote- emeri,apo ne rastin me te keq,pseudonimi,eshte i detyrueshem.Nese autori,nuk vendos emerin,apo qofte edhe pseudonimin,shkrimi nuk i botohet.Kjo eshte verejtja.Keshilla e pare,eshte qe te mos botohet asnje koment,pa emer,apo pseudonim.Keshilla e dyte,asnje koment,qe permban fjale rrugacesh,apo sentenca,si tek filmat pornografike (nuk po them per etiken,se per te as qe behet me fjale),nuk duhet te botoni,bile,nese e perseritin,duhet t’i bllokoni edhe burimin.Pamvaresisht se jeni on line,jeni media ,qe ndiqeni konsiderueshem edhe nga njerez serioz.

  24. Nje fakt per genjeshtrat e deklaratave te komitetit. Dje u dha lajmi se ne Shqiperi, vdiq femija i pare nga covidi. Shikoni kronikat e djeshme, a rezulton femija 16 muajsh ne mes te 15 viktimave te deklaruara?

  25. Nuk ka asnje cudi qe njerezit po vdesin (nga virusi vertet) apo qe ne situate te paparashikuar morgu nuk ka vend per te gjithe ata. Shpejt do vije edhe momenti kur edhe spitalet mund te mos kene vend per te gjithe. Kjo do ndodhte kushdo te ishte ne qeveri. Akuza eshte per manipulimin me metoda per te cilat rilindasit jane te famshem, te nr te raportuar te vdekjeve. Eshte akuze per qeverine qe nuk i raporton, jo per mjeket te cilet i kane trajtuar dhe kane plotesuar kartelat. Ketyre te fundit po u ha kot duke deklaruar se ata qe kane qene me tampone negative nuk deklarohen si vdekje nga Covid. Sepse atehere lind pyetja pse jane trajtuar ne Sp Infektiv keta paciente? A nuk eshte kjo e paligjshme dhe ne shkelje te urdherit te qeverise? Per me teper kur e gjithe kjo behet per propagande

  26. Është fakt që një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve e kanë humbur besimin tek kjo qeveri, e arsyeja ësht ë mungesa e transparencës, fshehja e të së vërtetës.
    Opozita përsëri, si me ato 5 rekomandimet që i bëri qeverisë së çarkallosur të Ramës, me këtë denoncim, i ka ardhur në ndihmë.
    Nëse Rama si kryeministër nuk ka vërtetë dorë në këto mashtrime të publikimit të pasojave të pandemisë, puna më e mirë që do të bënte, duhet të ishte që të thërriste prokurorinë për ta hetuar e ose të ndëshkoheshin ata që kanë manipuluar informacionet, ose ate “gënjeshtar” që ja ka dërguar opozitës ate listë

  27. se çfarë fiton Qeveria që të fshehë vdekjet dhe çfarë fitore politike është e opozitës, nëse vdekjet janë fshehur dhe ajo i zbuloi.

    Fshehja e vdekjeve është një proces ligjor dhe administrativ. Një i vdekur ka një procedurë ligjore që lë gjurmë në përcjelljen e tij në botën tjetër. Që nga shkresa e parë e konstatimit të vdekjes, e deri në funeral, ka një gjurmë të verifikueshme shkresash, që shoqërojnë të vdekurin.

    Duhet të urdhërosh mjekun ligjor të mos regjistrojë shkakun e vdekjes, pastaj me radhë gjithë zinxhirin e administrimit të këtij procesi, deri tek funerali.

    Duhet të korruptosh familjarët të mos tregojnë që i afërmi vdiq nga COVID-19, se dëmtohet Edi Rama. Pastaj duhet të bësh kujdes dhe në lagje apo fshat, të mos merret vesh.

    Dhe akoma më shumë, duket sikur gjithë Shqipëria është e mbushur me besnikë të Edi Ramës, që jetën e japin, por vdekjet i nuk tregojnë nga inati i Lulzim Bashës.

  28. Ora 19:30, kuptoje oak mejanizmin dhe aresyen. Nuk thote kush qe qeveria thote qe Luli nuk ka vdekur, por qe qeveria nuk e numeron Lulin si vdekje nga Covid sepse ka dale me tampon negativ (ose nuj i eshte bere fare), edhe pse Luli mjekohej dhe nderroi jete ne sp Covid 1. Familjaret e Lulit e dine qe ai vdiq nga Covid dhe nuk u deklarua, po ata nuk dine ghe per Verin dhe Cimin qe vdiqen ne te njejten dite. Permenda 3 emra qe i njoh personaisht, kane vdekur te 3 ne te njejten dite dhe asnjeri nuk eshte deklaruar, i kam kontrolluar ditet para dhe pas. Kjo eshte vetem nje nga metodat per uljen e viktimave te Covid per efekt propagande se gjoja jemi 10 here me mire se Gjermania. Tani qe u mbyll edhe rruga e Turqise do degjosh dhe kuptosh se kjo eshe e vertete. Rritja e nr te viktimave ditet e fundit nuk eshte rastesore

  29. Lulzim Bashës, që tashmë ka marrë dhe detyrën e shefit të morgut të Tiranës, duhet t’i jemi mirënjohës që nuk ka zgjedhur pozicione shumë makabre. Ka zgjedhur vetëm disa të vdekur në dyshem, para se të futen në frigorifer. Mund të kishte zgjedhur dhe mjekun, duke e çarë trupin e të ndjerit, dhe të ulëriste gjithë populli: “Shiko si i masakrojnë të vdekurit në morg”.

    Ndaj në këtë aspekt, është treguar mesatarisht i moderuar. Them se është treguar i tillë, pasi njeriu i tij në morg është përditë dhe mund të na çojë dhe foto më makabre.

  30. Ka nje tabele aty ne krye te shkrimit!
    Besoj e shihni te gjithe qarte, packa se ndonjerit nuk i vjen mbare ta thote ate qe sheh!
    Qeveria ka fshehur numrin e te vdekurve me Covid!

    Ka foto ku tregohet nje makabritet – Kufoma ne dysheme!
    Nuk gjenden askund ne rruzull tokesor ne kete kohe Pandemie, sepse askund ne bote nuk ka nje qeveri qe …ankohet se po perdoren “politikisht” keto foto (!) dhe nuk ben me minimalen, te kepuse qafen e ti kurseje njerezve neverine kur i sheh ne ekrane.

  31. I ka shkuar njeriu ne mendje te beje nje krahasim statistik mes vdekjeve te rregjistruara (gjithesej, jo vetem ne spitale) te periudhes mars-nentor 2020 me mesataren e te njejtes periudhe ne 5 vitet e fundit?

    Aty ju dalin vdekjet nga COVID sakte fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *