• |
ide | kryesore

Lajmi i keq/ OBSh nuk e këshillon: Remdesiviri nuk jep efekt ndaj Covid 19

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar institucionet shëndetësore që të mos e përdorin ilaçin antiviral Remdesivir për të trajtuar pacientët me COVID-19, që janë të shtruar në spital. Ky medikament që përdoret edhe në spitalet tona dhe të cilin kompania farmaceutike Gilead e ka shitur në mbi 1 miliardë euro, në mbarë botën, nuk ka “ndonjë efekt të rëndësishëm” në mbijetesën e pacientëve në gjendje të rëndë.


Grupi i Zhvillimit të Udhëzimeve të OBSH-së (GDG) tha më 20 nëntor se nuk kishte “asnjë provë të bazuar në të dhënat aktuale në dispozicion që ky ilaç përmirëson gjendjen e pacientit”.


Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe dhjetëra vende të tjera kanë dhënë miratim të përkohshëm për përdorimin e ilaçit antiviral që e prodhon Gilead Sciences, pasi një hulumtim fillestar tregoi se mund të shkurtojë kohën e shërimit te disa pacientë me koronavirus të shtruar në spital.

Paneli tha se rekomandimi i tij për mjekët bazohej në të dhëna nga katër hulumtime ndërkombëtare të rastësishme që përfshinin më shumë se 7.000 pacientë të shtruar në spital me sëmundjen.

Provat zbuluan se Remdesiviri nuk kishte asnjë efekt domethënës në uljen e vdekshmërisë, nevojën për ventilim mekanik, kohën e rikuperimit dhe faktorë të tjerë.

Sidoqoftë, paneli tha që rekomandimi i tyre nuk do të thotë që Remdesiviri nuk ka përfitime.

Remdesivir u krijua për herë të parë si një ilaç eksperimental për të trajtuar Ebolën.

 

4 Comments

  1. Çdokush nga ne, e kujton se si u krijua Partia Demokratike (apo dhe partiçkat e tjera), apo se si pas fitores në zgjedhjet e Marsit 1992, krerët e saj u detyruan të vihen në rresht, të mblidhen kokëulur në bodrumin e një ambasade të njohur, për të marrë “detyrat”, për të caktuar ministrat, dhe për të firmosur mbi kursin e drejtimit të vendit. Gjithkush e di fare mirë sot (sepse letrat janë hapur) se si punoi qeveria e asaj partie nga 1992 deri në 1997, (apo dhe nga 2005 deri 2013) se si shiti për skrap gjithë pasurinë e vendit, se si zhvati milionat e shqiptarëve me firmat piramidale, se si vendi u mbush me udëbashë nga veriu në jug, se si ish-SHIK-u famëkeq, u kthye në tmerr për segmente të caktuara të shtetit deri tek gazetarët, se si u vodhën dhe u shitën,flota detare, armatimet, municionet, se si u shkatërruan bregdeti dhe riviera,se si u mbushën qytetet me të ardhur pa asnjë plan dhe kriter, nga çdo cep i vendit, duke boshatisur dhe shkretuar mijëra fshatra në gjithë Shqipërinë.

  2. Mire na e bejne te gjithe keta duke filluar nga OBSH, Fauci e kushdo tjeter i perfshire ne kete histori, perderisa ne i lejojme te na trajtojne si kavie dhe te tallin trapin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu