• |
ide | kryesore

Mbyllja e Kapshticës, rradhë të gjatë kamionësh në pikën kufitare

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ditë pas njoftimit se pika kufitare në Kapshticë do të mbyllej, rradhë të gjata automjetesh janë krijuar mëngjesin e kësaj të premte. Shoferët e kamionëve ankohen se nuk ishin lajmëruar se ata nuk do të lejoheshin të kalonin. Ata thonë se më parë janë lejuar të punojnë në çdo kohë.

Ditën e djeshme Greqia vendosi të mbyllë pjesën më të madhe të kufijve me vendet fqinje. Duke u nisur nga situata e koronavirusit, qeveria vendosi të mbajë hapur nga një pikë kufitare me vende si Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *