• |
ide | kryesore

OFL në Tiranë, i kërkon dy të dënuarve deklarimin e pasurisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Operacioni Forca e Ligjit sot në Tiranë, i ka kërkuar dy tënuarve që të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve.


Ata janë Bylbil Thika, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim, dhe Erjon Cenokaç, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.


Çfarë thotë policia 

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. Th., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim;

E. C., banues në Tiranë, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu