• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Drejtori i morgut të Tiranës justifikohet për viktimat e covid të lëna në dysheme

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore Bledar Xhemali ka reaguar në lidhje me fotot e publikuara nga ambientet e institucionit që ai drejton, ku shiheshin viktimat e covid të shtrira në dysheme. Xhemali justifikohet se në pamundësi për t’i vendosur kufomat në ambiente frigoriferike për shkak të numrit të lartë të fataliteteve, ato vendosen mbi tavolina, por sipas tij mund të ndodhë që ato të lihen përkohësisht edhe përtokë. Por shqetësimi më i madh i drejtorit është publikimi i pamjeve që sipas tij është një inskenim me synimin për të përhapur panik. Për këtë ai angazhohet që të gjejë personin që ka bërë fotot.

Deklarata e plotë

Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shpreh indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut! Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët.

Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë.

 



24 Comments

    1. C’fare tmerri!
      Keta jane pamjet me te frikeshme dhe me te padeshiruara per ti pare nje I gjalle! Si ka mundesi qe ky I paloquajtur drejtor te kete energjine t’u pergjigjet ketyre pamjeve, ne vend qe te japi doreheqjen per kete krim qe ka bere ne keto njerez. Kesaj I thone te te cojne ne boten tjeter pa dinjitet! Ti dhe stafi juaj duheni raportuar tek Human Rights Commission, gazetaret atje duhet te bejne cmos per ta cuar dinjitetin e ketyre njerezve ne vend. As a health care professional elsewhere in Europe, I am disgusted with these photos and I hope God helps the relatives of these dead people to ease the pain of loosing them and the worst pain of humiliating their dead bodies. Hope the government authorities reflect and do something to change the situation there even though I doubt it! So sad:(!

      1. natasha, ca te bej ai kur nuk ka vend; ai doemos duhet te ket raportuar; kaq !Kur nuk ke shtreter per ti ven kur jan gjalle e semure si mendoni se do kegt vend kur jan ne morg?

        1. Tamam! Duhet raportuar gjendja, nuk duhet bere propagande se situata eshte nen kontroll, qeveria duhet te hape qendra te tjera per te semuret me Covid. Qeveria ka mundesi te beje dicka e te ndihmoje stafin mjekesor qe mos te degjenerohet situata ne kete menyre. Nuk ndodhi papritur kjo pandemi, ka nje vit qe eshte around. Plan ahead, mbaje situaten nen kontroll, help! Doktoret dalin e bejne selfie ne vend qe te meren me situaten emergjente. Une punoj ne shendetesi, ne UK dhe nuk ka shanse qe i gjithe stafi mjekesor te behemi bashke per te bere selfie. Te gjithe jane duke bere punen e tyre, duke u kujdesur per pacientet e semure. Per aq kohe sa politika dhe shendetesia perzihen bashke, produkti i ketyre do jene vetem keto skena horror! Nuk mund te fle duke pare keto skena, mendoj po sikur te shoh familjaret e mi ashtu? Eshte e tmerrshme!

          1. Meqe punoke ne shendetesi a mund te na thuash ku qendron e keqja e ketyre fotografive pervec faktit kush i ka bere dhe shperndarjes. Nga ju Te shendetesise cfare shihni kriminale ne photo?

  1. Policia franceze bastis shtëpitë e ministrave për keqmenaxhim të COVID-19, ndersa ketu palaçot bejne cirqe politike se e kane kapur mediat dhe drejtesine. Ne nje bote te qyteteruar do ishin shkulur njerzit e do dilnin ne protesta te dhunshme deri sa te rrezonin nje qeveri te papergjegjeshme qe pjell vetem fatkeqësi dhe mjerim.

  2. Po ku eshte e keqja e ketyre fotove ? Per cfare menaxhimi flisni? Perfundimisht popull spiun dhe mosbesues ne gen. Shkoni e kujdesuni per te gjallet se per te vdekurit ka kush

  3. Gomarrlik i PDs , kujtojne se po diskretitojne RAmen me keto fotot , po me shume po penalizojne veten si perdorues te vdekjes per politike.

    1. O kari vanit shkon perpara, qeveria kriminale e ed klyshit e ka katandis mjeksin shqiprare ne kete menyre, ndryshe sdo kishe 20 mije mjek te emigruar ne gjermani. Ftillohu or tunxh

    2. Po pra gomarllek i PD se qe e pasqyron kete mrekulli te Rilindjes. Edhe ne Zimbabve nuk ka kshu pamjesh horror.
      Rrofte Edi Rama pa ju bar e kar hani vetem Partia te ju rroje.

      1. O idjot i politizuar!
        Ato foto jon realiteti! Nuk eshte as montim as genjeshter! Ça lidhje ka PD ne kete mes!!??
        Larg qofte po mendo sikur te ishte ndonje i afermi yt e te trajtohej keshtu trupi i tij pas vdekjes!??? Ai drejtor ska pse justifikohet! Ai i pranon fotot po do te gjej ” spiunin”! Pra e perforcon faktin qe pjese te sistemit qeveritar shendetsor fshehin realitetin!!!

    3. O idjot i politizuar!
      Ato foto jon realiteti! Nuk eshte as montim as genjeshter! Ça lidhje ka PD ne kete mes!!??
      Larg qofte po mendo sikur te ishte ndonje i afermi yt e te trajtohej keshtu trupi i tij pas vdekjes!??? Ai drejtor ska pse justifikohet! Ai i pranon fotot po do te gjej ” spiunin”! Pra e perforcon faktin qe pjese te sistemit qeveritar shendetsor fshehin realitetin!!!

    4. Problemi nuk qendron tek zgjedhjet, por tek zgjidhjet qe duhen ne kete situate. Kjo ka te beje edhe me drejtesine e re qe u reklamua si shkopi magjik qe do ndryshonte situaten ne vend. Basha i ben thirrje prokurorise qe te hetoje, ndersa nje nga bluzat e bardha qe eshte nxire tashme, deklaron se nese Basha do vazhdoje te flase mbi kete teme do e padise ne prokurori. Prokuroria nderkohe pret deklaratat e kryeministrit per te vepruar. Per shqiptaret nuk ka rendesi kush eshte kryeminister, por ka rendesi qe institucionet te veprojne dhe per sa kohe qe ne institucione emerohen militante te njeres apo tjetres pale, Shqiperia asnjehere nuk do te funksionoje si shtet, por do jete nje pacavure

  4. Nina Bytha si ske turp dhe i del nembrojtje nje realitetit te tille. Harrova ju nafijet e rilindjes se njihni turpin ju njihni vetem dybekun

  5. HEJ DREJTOR LEJ INSKENIMET POLITIKE LEJ MERRU ME PUNEN SEPSE DO TE VIJ NJE DITE QE TE Q,,, NE B… MOR MASKATA KERKON ARMIKUN E LKASES N E STAF TA PUSHOSH NGA PUNA LERI FJALET BEJ PUNEN MOS KERKO ARMIKUN E PARTIS TENDE DHE TE EDI RAMES SE DO JU TERHEQI UNE ZVARRE PRA POPULLI MOS HARRONI ZVARR.

  6. O idjot i politizuar!
    Ato foto jon realiteti! Nuk eshte as montim as genjeshter! Ça lidhje ka PD ne kete mes!!??
    Larg qofte po mendo sikur te ishte ndonje i afermi yt e te trajtohej keshtu trupi i tij pas vdekjes!??? Ai drejtor ska pse justifikohet! Ai i pranon fotot po do te gjej ” spiunin”! Pra e perforcon faktin qe pjese te sistemit qeveritar shendetsor fshehin realitetin!!!

  7. E di qe ne shqiperi egziston nje ligj qe te denon per perdhosje te kufomes!! Ka procedura stardarte qe duhen te ndiqen deri ne fund, dhe jo te lehen ne rruge!!
    Te dhjefsha mu ne shtet dhe mu ne sistem.

  8. Keto foto, qe ngjallin vetem trishtim, kuptojeni pak o njerez si jane bere ….. . Shikoni pozicionin e fotos (fotografit), shikoni rezolucionin, shikoni perqendrimin dhe e kuptoni shume qarte, te pakten keshtu besoj ne masen 95 %, qe jane bere te porositura nga ata qe e administrojne institucionin e morgut. Dhe kjo per dy arsye:
    1. Ne ate Institucion si perhere, por me shume ne kete situate, mund te kene akses vetem persona te autorizuar. Pra te hysh e te besh foto te kesaj cilesie, ne pozicione te ndryshme dhe kaq paster nuk e ben dot nje njeri i zakonshem pa akeses.
    2. Mbani mend fjalen e kryeministrit qe kur u pyet per numrin e dyshimte te vdekjeve tha: “per te vdekurit flasim neser….” dhe ja ku “foli” per te vdekurit.
    3. Drejtori i mjeksise ligjore mos te beje numra, pasi vete deklaroi qe institucioni i morgut eshte ne varesi te dyfishte dhe nderhyri tek Fevziu, i kercenuar nga rama, sa per te bere nje figure te peshtire. JO vetem te kerkoje hetim per fotot por edhe per numrin e dyshimte te te vdekurve qe deklarohen.

    Vetem per keto dhe te tjera SPAK-u ose shkurt KAPS-i duhej URGJENTISHT te kishte filluar ndjekjen penale, kryesisht. Dhe sot nuk do kishim zyrtare te degjeneruar qe dalin e llapin sipas oreksit te kryeministrit. Por asnje prej ketyre te mos harroje, perfshire edhe SPAK-istat, qe keto jane ngjarje qe lene shenje dhe mbahen SHENIM, e do te zbardhen nje dite jo shume te larget

  9. Né USA po shtrihen ne dysheme te gjallet ju komentoni te vdekurit. Vendosni maska e ruajini te dashurit tuaj sa te kene jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *