• |
ide | kryesore

Pas “Fifty Shades Of Grey”, Dakota Johnson nis biznesin e lodrave të seksit

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi luajti në “Fifty Shades Of Grey” dhe u bë një sensacion për shkak të përmbajtjes erotike të filmit, Dakota Johnson ka hyrë në industrinë e shëndetit seksual.

31 vjeçarja me anë të një postimi në Instagram ka treguar se i është bashkuar kompanisë së shëndetit seksual “Maude” si drejtore dhe investitore, me shpresën për ta bërë kujdesin seksual një pjesë të rutinës së shëndetit të më shumë njerëzve.  Ajo ka pozuar me themeluesen dhe CEO-në e “Maude” Éva Goicochea, ndërsa vihet re dhe ndryshimi në look-un e saj, duke lyerë flokët në ngjyrë të zezë. “Shëndeti seksuale është një e drejtë themelore e njeriut. Etosi i ‘Maude’, është diçka që unë e mbështes fort dhe është simbioz me bindjet e mia kryesore që lidhen me shëndetin seksual. Për më tepër, kalibri dhe estetika e këtyre produkteve është e shkëlqyeshme dhe unë i dua ato. Jam me të vërtetë e kënaqur që po hyj në bord si Drejtore Bashkë-kreative dhe investitore, duke shpresuar të krijoj iniciativa të bazuara në qëndrueshmëri dhe ndërgjegjësim / edukim, ndërsa ofroj produkte të bukura dhe cilësore të shëndetit seksual, të arritshme për të gjithë njerëzit”.

“Maude” është një markë që udhëheq një revolucion në hapësirën e shëndetit seksual, një industri e mbizotëruar prej burrave dhe shpesh e zhytur në objektivizim. Krijimi i ‘domosdoshmërive moderne të shëndetit seksual’ (nga masazhet personale te lubrifikantët organikë) marka synon të ridrejtojë kategorinë në një drejtim më të sigurt, më pozitiv të gruas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *