• |
ide | kryesore

Përndoqi 2 muaj rreth një 15-vjeçare, arrestohet në Fier 45-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi ka përndjekur për dy muaj rresht një 15-vjeçare.

Sipas policisë, në pranga ka rënë V.M. Po ashtu, policia arrestoi edhe një tjetër shtetas, pasi ngiste automjetin në gjendje të dehur.

“Bien në prangat e Policisë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin V. M., 46 vjeç, banues në Pojan, Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme, për 2 muaj, ka përndjekur një shtetase 15-vjeçare.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 52 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur”, shkruan policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *