• |
ide | kryesore

Prangosen nga policia dy shtetas të dënuar me burg në Itali

-Instant, Lajme, Të fundit



Janë ndaluar me qëllim ekstradimin drejt Italisë dy shtetas që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë Ilir Plaku, 55 vjeç, që ishte dënuar në vitin 2014 në Itali me mbi 5 vjet burg pasi akuzohej për “Trafikimi ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Rezistencë ndaj punonjësit  publik”.

I arrestuari i dytë është Braniol Liço (Ago), 45 vjeç, i dënuar në vitin 2016 në Itali me mbi 7 vjet burg për veprat penale “Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale”.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasve:

Ilir Plaku, 55 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit në Cagliari/Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 12 ditë burgim, për veprat penale “Trafikimi ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Rezistencë ndaj punonjësit  publik”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Braniol Liço (Ago), 45 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit në Brescia/Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikim ndërkombëtar i narkotikëve” dhe “Organizatë kriminale””, shkruan policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *