• |
ide | kryesore

Shefja e Infektivit publikon foto nga spitali COVID-1: Jemi në punë, ditë e natë

-Instant, Lajme, Të fundit



Najada Çomo, shefe e spitalit infektiv ka publikuar një foto nga spitali COVID-1 së bashku me stafin e mjekëve.

Ditën e sotme Najada Çomo bashkë me mjekët doli në një deklaratë duke iu përgjigjur kryetarit të Partisë Demokrtatike, Lulzim Basha, i cili akuzon se numri i viktimave nga COVID-19 është fshehur në Shqipëri.

Çomo thotë se mjekët në spitalin e Infektiv janë në punë, ditë e natë, për të shpëtuar jetë.

“Ne jemi ne pune, dite dhe nate, per te shpetuar Jete, te gjithe Bashke
Ne jemi per Ju dhe me Ju”, shkruan Çomo.



16 Comments

  1. FLMN por nuk eshte nevoja per foto per te krijuar besim, apo se kuptoni qe ne vend te jeni para pacientit dikush mund t’ju vdesi e ju beni selfije?

  2. Ekipi i mjekeve dhe infermiereve, eshte sot ekipi i heronjve te ketij vendi. Ata sot me shume se kurre, kane nevoje per mbeshtetjen dhe perkrahjen tone. Perballen realisht ne vijen e frontit, sepse kjo ne vetvete me kete bilanc eshte realisht lufte. Keta mjek punojne ne kushte te veshtira, me trajtim mizerabel krahasuar me homologet e tyre. Ofrojne ndihme, rrezikojne, mund te kene jave pa i pare njerezit e tyre te aferm. Ndaj o njerez thojeni fjalen e mire, se ne ato spitale trajtohen njerezit tane.

    1. Ada, eshte shume e drejte qe ne Shqiperi ekipi mjekesore punon ne kushte te veshtira por kjo nuk justifikon ato pamje te tmerreshme, horrore, me kufoma neper dysheme, me trasta me rroba mbi trup. Por eshte gjithashtu e vertete qe pacienti i shkrete paguan per trajtimin, paguan edhe doktoret e infermieret neper xhepa e prapeseprap shumica perfundojne te vdekur ne ato dysheme. Eshte pandemi, nuk eshte lufte, shteti duhet te marre masat e mos ti trajtoje te vdekur e te gjalle ne ate menyre. Pash nje djale te ri qe kerkonte te jatin, u bene tre dite e asnji nga stafi mjekesore nuk del t’i thote dicka, ne eshte gjalle apo vdekur! Puna e mjekut dhe infermierit eshte me pergjegjesi, ose beje me ndershmeri e dinjitet ose hiq dore dhe meru me politike si gjithe hajdutet politikane ne Shqiperi!

  3. Si ka mundesi qe per ti bere qejfin kryeministrit, lene punen e bejne foto. Askush as Basha nuk ka mohuar punen dhe perkushtimin e mjekeve, por qeverine qe nuk siguron kushte e personel mjeksor dhe ndihmes dhe si pasoje trajtimìn e pacienteve. E shikoni situaten ju mjek te nderuar se jo per fajin tuaj pacientet me mundesi financiare shpenzojne mbi 30000 euro ne Turqi sepse atje ka kujdes ,nje infermier per çdo pacient me dhome me tualet brenda, kurse tek ne i semuri trajtohet ne dhome me 4-5 paciente me mosha e shkalle te ndryshme edhe me te vdekur qe rendojne semundjen dhe trurin. Mos behi vegel e qeverise.

  4. E di populli sa euro bakshish kerkoni ju te kujdeseni per pacienti, Ti 2.000 euro per paicente nese shpeton kurse infermieret 5000leke ne dite, jeni bo bosse, per ju paska qene Covidi

  5. Problemi është tek shefat e lidhur me qeverinë e jo me gjithë personelin mjeksor.
    Është plotësisht e vërtetë që me ngarkesn që kanë mjekët e infermierët e spitaleve të Kovidit, vështirë e kanë që të bëjnë “inventarin” e viktimave.
    Po si shpjegohet që një ditë më parë raportohet në publik se janë gjithsej vetëm 4 të intubuar, e të nesërmen pas deklaratës së Bashës na dolën 15 viktima ?
    Mjafton vetëm ky fakt që njerëzit të dyshojnë

  6. Nuk kish si ndodhte ndryshe.
    Lulzim Bashës i duhej një lajm bomb që të shpërqëndronte debatin.
    Tema iu ofrua nga nekrofilët që drejtojnë Partinë Demokratike.
    Dje Lulzim Basha plasi tymnajën e mijra të vdekurve nga Covid.
    Me pak fjalë, zgjodhi rrugën e izolimit të Shqipërisë, si e vetmja mënyrë që askush mos ketë vëmëndjen te e kaluara e tij e ndyrë që filloi me financimet e shkollës nga SOROS, vazhdoi me veprimtarinë kundër UÇK dhe u mbyll me shitjen e hapsirës detare Greqisë.

    1. A vërtet je kaq idiot, që shkruan kështu apo të kanë detyruar?

      Si do që të jesh duhet ta kesh pasë mamin kurvë që je katandisur kështu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *