• |
ide | kryesore

Takimi me kreun e diplomacisë italiane, Basha: Italia do të ndihmojë Shqipërinë për vaksinën e Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një deklaratë për mediat pas takimit me ministrin e jashtëm italian Luigi Di Maio, kryetari i PD Lulzim Basha është shprehur se ka marrë zotimin e ministrit të jashtëm italian që vendi fqinj të ndimojë Shqipërinë për vaksinën ndaj COVID-19. Basha theksoi se këtë ja kërkoi në takimin e sotëm dhe Di Maio u zotua se do ndihmojë Shqipërinë në emër të qeverisë italiane në momentin që vaksina e COVID-19 do jetë e disponueshme.

‘Një takim jashtëzakonisht dhe miqësor dhe të frytshëm me ministrin Di Maio. Falënderova Ministrin për ndihmën që na ka dhënë shteti italian gjatë kësaj pandemie.

I kërkova që të bëjë gjitchcka që Italia mike të sigurojë akses për vaksinat anti-Covid që do jenë në përdorim. Dua të ndaj lajmin e mirë të angazhimit të qeverisë italiane për të asistuar personelin shëndetësor shqiptar në adaptimin e vaksinës anti-COVID.

Kur të gjithë vendet e mëdha po synojnë të marrin sasi të mëdha vaksinash, t’i drejtohesh një vendi të madh për mbështetje është zgjidhja e duhur për një vend të vogël si ne’, tha ndër të tjera Basha



2 Comments

  1. Nuk kish si ndodhte ndryshe.
    Lulzim Bashës i duhej një lajm bomb që të shpërqëndronte debatin.
    Tema iu ofrua nga nekrofilët që drejtojnë Partinë Demokratike.
    Dje Lulzim Basha plasi tymnajën e mijra të vdekurve nga Covid.
    Me pak fjalë, zgjodhi rrugën e izolimit të Shqipërisë, si e vetmja mënyrë që askush mos ketë vëmëndjen te e kaluara e tij e ndyrë që filloi me financimet e shkollës nga SOROS, vazhdoi me veprimtarinë kundër UÇK dhe u mbyll me shitjen e hapsirës detare Greqisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *