• |
ide | kryesore

“Unë do e ndal virusin”/Biden: Nuk do të vendos bllokim total kombëtar

-Instant, Lajme, Planet



Pavarësisht se Covid-19 vret çdo minutë nga një amerikan, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden tha se nuk do të detyrojë bllokim kombëtar. Ai ka thënë se asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë një bllokim total kombëtar.

“Unë mendoj se do të ishte kundërproduktiv. Unë nuk do ta ndal ekonominë, pikë! Unë do të ndaloj virusin”, tha demokrati në një konferencë shtypi në Wilmington, Delaware. Biden siguroi amerikanët  se do të ndjekë rekomandimet e shkencëtarëve pas vendosjes së tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Ai tha se e ka bërë luftën kundër pandemisë përparësinë numër një, në mandatin e tij të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *