• |
ide | kryesore

Vdekjet nga Covid/ Prokuroria hesht para se Rama të japë versionin nga kryeministria

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Sytë u kthyen të gjithë nga prokuroria kur Lulzim Basha lëshoi bombën e fshehjes së 414 emrave të pacientëve, që kanë ndërruar jetë në spitalet Covid nga muaji mars deri në tetor. Vetë Basha, kur artikuloi akuzën e rëndë nxorri dokumentat, ku sipas tij ishin emrat e pacientëve që humbën jetën nga Covid dhe nuk u raportuan. Ai kërkoi disa herë gjatë emisionit Opinion ndërhyrjen e menjëhershme të prokurorisë për të verifikuar listën dhe skedat e pacientëve, që sipas PD, janë fshehur në raportimet publike.


I mësuar me praninë e prokurorëve në dyert e Klan për shumë më pak se kaq, drejtuesi i Opinion, Blendi Fevziu tha se i priste shpejt prokurorët të vinin të sekuestronin dokumentat që i dorëzoi Lulzim Basha. “Ç’ma solle prap prokurorinë në derë mbas emisionit. është bërë e zakonshme kjo tani” tha Fevziu, që ngulmoi se “nëse ato janë dokumenta zyrtare dhe prokuroria nis hetime a jeni i gatshëm ju të dilni e të dëshmoni para prokurorisë?”


“I bëj thirrje për herë të pesë Prokurorisë të shkojë tani te morgu” ishte kërkesa e përsëritur e kreut të PD-së, që ndërkohë ishte i gatshëm të dorëzonte dokumentat që kishte me vete dhe të jepte dëshminë e tij.

Në emision ka ndërhyrë përmes një telefonate edhe shefi i Mjekësisë Ligjore, Bledi Xhemali që tha se ishte i hapur për bashkëpunim me Prokurorinë, nëse kjo e fundit do të niste hetimet. “Ne nesër e bëjmë një sqarim të plotë të të gjitha rasteve, le të vijë prokuroria të hetojë çdo gjë pasi për të gjitha rastet mjeko-ligjore jemi shumë të përpiktë” tha Xhemali.

Edhe në reagimin që patën mjekët e spitalit Covid 1 në QSUT, pavarësisht se mohuan të kishte ndodhur fshehja e numrit të viktimave, sërish ata përmendën prokurorinë për të zbardhur të vërtetën. Në emër të mjekëve foli Najada Çomo që kërkoi verifikim të kartelave mjekësore. “Nëse kjo akuzë përsëritet ne do të njoftojmë organet kompetente që të bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore dhe nuk do të lejojmë gjithsesi pa ballafaqim miqësor apo ligjor këtë cënim që na bëhet në dinjitetin tonë njerëzor dhe profesional” u shpreh Çomo.

Edhe gjatë orëve të pasdites, Basha u ka bërë thirrje prokurorëve të Tiranës të kalojnë në morg, ku sipas tij ekziston mundësia që provat të manipulohen dhe të shkatërrohen, ndërkohë që orët kalojnë. “Ky moment nga denoncimi deri te konferenca që do të bëjë nesër kryeministri nuk mund të jetë tjetër vetëm momenti i manipulimit të provave dhe unë s’kam asgjëtjetër për të thënë, vetëm se: Veproni zotërinj prokurorë, shkoni merrni provat që na i sollën ne. Janë aty. Në morg!”

Basha i referohet një konference për mediat që kryeministri ka njoftuar për ditën e shtunë, ku Rama pritet të japë versionin e tij për akuzën. Kryeministria dhe prokuroria janë dy institucionet e vetme që nuk kanë reaguar për ngjarjen.

Prokuroria e Posaçme (SPAK), që drejtohet nga Arben Kraja ka deklaruar sot se nuk ka kompetenca të hetojë në lidhje me inventarin e viktimave pas infektimit me Covid-19. Ndërkohë prokuroria e Tiranës që ka kompetencë dhe që drejtohet nga Elisabeta Imeraj, ndoshta e zënë me porosinë okulte të Erdoganit për të luftuar gylenistët, nuk ka ngritur ende nje grup hetimor dhe për pasojë nuk është bërë asnjë verifikim.

Por ndërsa për Ramën koha që zgjedh për t’u përgjigjur mund të jetë pjesë e lojës politike, heshtja e prokurorisë për një denoncim kaq të fortë nga opozita është një test që tregon se organi i akuzës është krejtësisht i paralizuar dhe nën urdhrat e mazhorancës.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Lylzim Basha ka nje problem te madh, te hershem me viktimat-te vraret, te vdekurit.

    Ne masakren e Krushës, por edhe pertej, kudo nga Kukesi ne Kosove, problemi i tij jane viktimat, te vraret, te vdekurit, por prej UCK ama;

    Ne masakren e 21 janarit, problemi i tij jane kater te pushkatuarit dhe me shume se 12 plagosurit ne te njejtin vend, bulevardin DËshmorët e Kombit;

    Prej dje, problemi i tij jane te gjithe ata qe humben jeten nga Coronavirus;

    1. Ne kete rast, problemin me te vdekurit e ka Edi Rama, sepse ata i çjerrin masken e genjeshtrave per menaxhim me te mire se Gjermania te pandemise.
      Perndryshe, perse genjen?
      Te njejten genjeshter kishte bere edhe Serbia, por edhe asaj i’u çorr maska para disa ditesh.
      Edhe ne makabritet, Rama dhe Vuçiç shihen ne pasqyren e njeri-tjetrit!

  2. Lulzim Basha eshte fajtori kryesor qe Rama vazhdon te jete kryeminister dhe qe virusi rilindor ben kerdine me shume se covidi ne Shqiperi. Por jo per cdo gje duhet fajesuar Basha. Me deklaraten per numrin e personave qe kane nderruar jete, Basha nuk beri asgje me shume, por konfirmoi te dhenat e Instat qe eshte institucion ne varesi te parlamentit monist. Mos harroni qe ne tremujorin e trete te ketij viti, ka 1300 te vdekur me shume se ne mesatarja e te vdekurve ne 10 vitet e fundit. Pra i bie te jene afro 430 te vdekur me shume ne muaj ose gati 10 te vdekur me shume ne dite se ne 10 vitet e fundit. Kjo shifer eshte e pamundur te mos kete asnje lidhje me covidin. Fotot e marra nga morgu, nuk jane aspak etike, por keto skena horror tregojne se sa e papergatitur ishte shendetesia shqiptare per te perballuar nje situate kaq te rende. Dhe pastaj thone qe e kemi shendetesine falas. Deshtimi behet edhe me ulerites kur mendon se pandemia ka filluar ne mars dhe nuk u mor asnje mase per te perballuar situaten. Vec kesaj, politika proserbe e qeverise shqiptare te ketyre gati 8 viteve te fundit, ka larguar nje numer te madh njerezish nga vendi dhe nje pjese e mire e ketyre njerezve jane te specializuar kryesisht ne mjekesi keshtuqe edhe burimet njerezore mungojne per te perballuar situaten. Por nderkohe qe spitalet vetem se jane lyer nga perjashta si dhe parkingu i spitalit i eshte dhene ndonje njeriu afer qeverise per te vjele leket, asgje nuk eshte bere per te rritur kapacitetet spitalore. Koncesioni i check up qe po e merr me miliona euro pa patur asnje efekt pozitiv, nuk eshte nderprere. Sterilizimi i mjeteve kirurgjikale na kushton disa here me shume se ne Angli, laboratoret jepen me koncesion ne mes te pandemise, testet tek private kushtojne dy here me shume se ne Maqedoni dhe Kosove e kater here me shume se ne France gje qe te ben te mendosh se keta qe i sjellin ose jane budallenj dhe iua hedhin me cmimin, ose qe me cmimin e testeve po luhet ne kurriz te shqiptareve ne menyren me korruptive te mundshme sepse shtetit duhet te veproje si rregullator dhe ato teste dihet qe kalojne nga dogana. E thene hapur, fitimi nga testet ka shume mundesi qe ndahet me sunduesit e ktij vendi qe kane gjetur edhe nje menyre tjeter per ta rjepur kete popull. Le te dalim tek mjeket. Se pari komiteti i eksperteve drejtohet nga nje njeri inkompetent ne kete fushe pasi eshte specialiste per semundjet nervore dhe per me teper ka edhe nje funksion politik si dhe nje klinike private. Se dyti, te gjithe mjeket e komitetit jane kaq te politizuar, saqe ne vend qe te japin keshilla per shendetin e popullates, dalin e flasin vetem per sukseset e qeverise rilindore sikur Shqiperia eshte vendi qe po e menaxhon pandemine me mire se gjithe vendet e tjera. Disa jane bere te neveritshem si p.sh. ajo drejtoresha e spitalit infektiv per te cilen ka edhe shume fjale qe qarkullojne ne popull dhe qe i ben te besueshme keto fjale duke u kthyer nga mjeke ne sahanlepirese dhe duke shumezuar me zero dinjitetin e saj profesional. Me sa duket Basha e ka kuptuar se eshte me mire te jete ne qeveri se ne opozite dhe qeveria e ka kuptuar se peshorja po rendon nga Basha dhe po mundohet me cdo kusht te fshehe realitetitn. Sot per sot, Basha eshte shume ne avantazh ne lidhje me menaxhimin e pandemise ndersa komiteti i partise qe merr urdhra nga nje person po diskrediton veten. Avantazhi i Bashes eshte sepse eshte ne opozite dhe e ka shume me te kollajte te flase, Rames nuk i mbetet gje tjeter vetem te mbaje nen hyqem institucionet dhe te mundohet t’ia mbylle gojen te gjitheve. Sa do mbaje pilafi uje?

    1. Po si nuk ke përtuar o lumëmadh të shkruash një çarçaf me marrëzinë se Basha po luftokërka që të jetë nën hyqmin e Ramës ?
      Kësij lloj arsyetimesh mund ti bëjë ose Tao Palla ose Lymi i Murrizit me komandën e Edi karagjozit.

  3. KETYRE MOSONEVE SORJANEVE BIDENAVE TE PA FE DIN E IMAN DUHET ME U Q… RRACEN KETA TE POSHTER PO PERDORIN NJERZIT SI LECKA NE SE NJE DITE TE AFERT DO I TERHEQIM ZVARR SI BUSTIN NE SHESHIN SKENDERBEJ BEJNE LOJRA ME LEKET E SHQIPTARVE DHE NUK MERREN ME JETEN E TYRE NE SE NJE DITE………..

  4. Prokurore te mjere dhe hileqare presin urdhera nga partia per te hetuar nderkohe per njerezit e thjeshte nuk pertojne i arrestojne dhe ne mesin e nates, turp per keta hipokrite.

  5. kjo eshte mafjae bluzave te bardha (zeza) qe drejtohet nga Brati qe vjene nga brati i vlores zones operative te spiuneve te komunizmit nje mjek medioker ,spiun dhe servil te rrethuar nga ca surratbytha te komitetit te spiunave ne sherbim te bandes rama.te gjithe jane koshient dhe e dine sh. mire ne cfare derexheje eshte shendetsia ne rrethe .njerzit po e shofin se kush ben propogande me vdekjet dhe kush po i mbulon .te gjithe i njofin ate staf medioker komitetsash partie te kohes partise se punes ,sa per prokuroret e dhjere te prostitutes koreane te bandeambasades amerikane do te vazhdojne te zbulojne korrupsionin e rende te 1000 lekshave te hallexhinjve.

  6. se çfarë fiton Qeveria që të fshehë vdekjet dhe çfarë fitore politike është e opozitës, nëse vdekjet janë fshehur dhe ajo i zbuloi.

    Fshehja e vdekjeve është një proces ligjor dhe administrativ. Një i vdekur ka një procedurë ligjore që lë gjurmë në përcjelljen e tij në botën tjetër. Që nga shkresa e parë e konstatimit të vdekjes, e deri në funeral, ka një gjurmë të verifikueshme shkresash, që shoqërojnë të vdekurin.

    Duhet të urdhërosh mjekun ligjor të mos regjistrojë shkakun e vdekjes, pastaj me radhë gjithë zinxhirin e administrimit të këtij procesi, deri tek funerali.

    Duhet të korruptosh familjarët të mos tregojnë që i afërmi vdiq nga COVID-19, se dëmtohet Edi Rama. Pastaj duhet të bësh kujdes dhe në lagje apo fshat, të mos merret vesh.

    Dhe akoma më shumë, duket sikur gjithë Shqipëria është e mbushur me besnikë të Edi Ramës, që jetën e japin, por vdekjet i nuk tregojnë nga inati i Lulzim Bashës.

  7. Çfare prokurorire ka ketu more ?Jeni ne terezi,e besoni ju mjerane se ka ?Zero !Ka nje organizate te partise socialiste,e betuar me pare se te ishte aty,te beje deryrat e partise se krimineleve bije te krimit,dembabadem !
    Ku ishin fshehur hajdutet,spihunet,maskarenjte qe marrin rrogen nga taksat tona ?!
    I pate mercenaret e partise,mafies se plehrave qe hidheshin perpjete si plehrat kur deklaronin se nuk duhet permendur se sa te vdekur ka,duhet te hani barin e partise ju ?Nuk duhet te nxirrni foto se si perdhosen kufomat nga bijte e eterve kriminele,se eshte shkelje etike ?!
    Ore ju te ligje ne shpirt,ore ju qenije te peshtira,ore ju qe nuk gjej emer te perdor e t’ju identifikoj :Po ata qe i kane hedhur kufomat e perdhosur ne toke,kane bere ndonje te keqe ?!Ata qe genjejne pa asnje turp,me te vdekurit e hane ushqimet e tyre nuk kane bere ndonje krim ?!?!
    Ju qe perligjni keto gjera jeni monstra,gazetare inceneratore,media inceneratore,spihune te vjeter e te rinje,ju qe merrni rroga e bakshishe nga pushteti e hani mut pakufinje si te pavarur,mospafshi dite kurre ne jeten tuaj,familjet tuaja pesofshin me keq se ata fatkeqe qe halli i çoi ne ate dere,ju meshiroj,jeni asgje,thjesht qelbaçe te ndyre !
    Neser prokuroria do dale e do i turret opozites,po me 25 ku do shkoje ?!
    Ku do shkoni ju kometues qe hani gopin e baxhellave qe keni ne shtepi e etiketoni lajmesin e ate qe denoncon opozita si e keqe ?
    Ju ate moral keni,funderrina te pashoqe !

  8. Shpresoj shume qe kovidi tu shkerdheje fisin komunistavesigurimsabythqirahajdutefshatareqytetare.
    Shpresoj qe mos ta ike shpejt nga ne, po dhe po iku, shpresoj te vije termeti.

  9. Po e themi se të paktën në Europë nuk mund të gjesh ndonjë vend si Shqipëria ku prokuroria urdhërohet që të hetojë ata që denoncojnë krimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu