• |
ide | kryesore

30 raste me Covid në Vlorë, situatë problematike në shkolla e kopshte

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 30 rastet e konfirmuara me koronavirus dje në Vlorë, bie në sy numri i lartë i rasteve në kopshte, shkolla dhe në administratë. Nga 30 raste, tre mësohet se janë në shkollat e qytetit të Vlorës si dhe dy mësues në kopshtet e qytetit.

Përsa i përket administratës, 3 janë të infektuar një në DRSHTR Vlorë, një në ISKSH dhe një në bashki. Dy raste me kovid janë një në policinë e Vlorës dhe një në repartin e Bunavisë. Tre punonjës janë në institucionet financiare të qytetit të Vlorës teksa 17 të tjerë janë qytetarë të thjesht, raste të kontakteve të mëparshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *