• |
ide | kryesore

A do të jetë ky emri i fëmijës së ardhshëm të Ferragnez

-Instant, Paparazzi, Slider
Fedez



Çifti italian shumë i dashur për publikun, Chiara Ferragni dhe Fedez, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë. Djali i tyre bukurosh, Leo, do të bëhet me motër dhe familja e tyre është në qiellin e shtatë nga lumturia. Chiara dhe Fedez vendosën ta ndajnë këtë lajm të bukur me publikun shumë shpejt pasi e mësuan, ndërsa blogerja nuk i ka kursyer aspak momentet e shtatzënisë në rrjete sociale. Barku i saj po rritet dita ditës, ndërsa fansat kanë nisur të vrasin mendjen për emrin që dyshja do t’i vendosë të voglës. Megjithëse s’kemi asnjë deklaratë nga Chiara dhe Fedez, fansat e kanë gati një emër për ta. Emri më i votuar prej tyre është Aurora, por nëse çifti nuk bie dakord, kanë edhe dy opsione të tjera: Peppina dhe Genara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *