• |
ide | kryesore

Basha: Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo i mjekëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar duke kërkuar nga kryeministri Rama që të pranojë një hetim të plotë lidhur me informacionet që ai ka fshehur për numrin e viktimave nga COVID-19.

Basha shtoi se edhe sot kur shqiptarët prisnin një përgjigje, kryeministri doli dhe gënjeu.

Ai i bën thirrje kryeministrit që  t’u japë përgjigje të vërteta qytetarëve.

“Shqiptarët prisnin sot përgjigje.

Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën.

Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata.

Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria.

Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë.

Njerëzit po vdesin përditë.

Spitalet po kolapsohen.

Biznesi po falimenton.

Varfëria dhe papunësia po rriten.

Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19.

Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë”, shprehet Basha.



10 Comments

    1. O idiot qe mezi pret komente. Basha ishte minister i brencem kur u vrane kater qytetare. Sikur eshte shume te merret me viktima prape.

        1. Ruci vajti i veten ne Shkoder kur ju ba gjyqi, ndersa Luljetes ju pezullua gjykimi se ishte me grip.
          Ik bjeri me dore tani, taliban.

  1. Lulzim Bashës, që tashmë ka marrë dhe detyrën e shefit të morgut të Tiranës, duhet t’i jemi mirënjohës që nuk ka zgjedhur pozicione shumë makabre. Ka zgjedhur vetëm disa të vdekur në dyshem, para se të futen në frigorifer. Mund të kishte zgjedhur dhe mjekun, duke e çarë trupin e të ndjerit, dhe të ulëriste gjithë populli: “Shiko si i masakrojnë të vdekurit në morg”.

    Ndaj në këtë aspekt, është treguar mesatarisht i moderuar. Them se është treguar i tillë, pasi njeriu i tij në morg është përditë dhe mund të na çojë dhe foto më makabre.Ja bere mutin mjekeve mor loqja e majte e salihut tani haje vete mutin qe hodhe per mjeket

  2. Lul morgu.
    Nuk e kuptoj pse keta te pd gjithmon shohin vetem te vdekur. E kan me shume qef kete muhabet.
    Do u ket mbet kusur nga I pari i tyre.
    Sal vampiri aty e ka mendjen ter diten.
    Sala vrau sa deshi dhe nuk u ngop.
    Lulit I ka ngel kusuri.

  3. O rilindore, a ja gjetet ate kaseten e “Michael Jackson-it” qe kishte vjedh Luli?:) A ju jeni per tju fuck Ramen ne sum 🙂

  4. Ne US, shtete te ndryshme kane certifikata te ndryshme per “cause of death”. Ne te gjitha ato perfshihet arsyeja primare e vdekjes, por jo te gjitha perfshijne arsyet sekondare (underlying cause).

    Mendoj se ne Shqiperi, edhe sikur arsyet sekondare te ishin perfshire ne certifikaten e vdekjes, atehere diskutimi pozite – opozite do vazhdonte ne linjat: Pozita – vdiq nga Pneumonia akute . Opozita – vdiq nga Covid -19.

    Njerezit qe vdesin jane mish per top. Ne kuptimin e mirefillte te fjales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *