• |
ide | kryesore

Covid kthen Superkupën në Itali: nuk ka Arabi Saudite për Juve-Napoli

-Instant, F1, Sport



Superkupa italiane kthehet të luhet në Itali pas dy vitesh në Arabi Saudite. Sfida mes Juventus, fitues i kampionatit, e Napolit, fituese i Kupës së Italisë, do të luhet në Mapei Stadium të Reggio Emilia. Data e përzgjedhur është 20 janari, një nga pak të mërkurat e lira në kalendarin e ngjeshur për shkak të pandemisë. Zyrtarizimi mbërriti pasi përfaqësuesit e dy klubeve kishin marrë informacionin mbi pamundësinë për të luajtur në Arabi.

Situata e komplikuar aktuale të detyron të limitohen në minimum spostimet e skuadrave jashtë kufijve, qoftë edhe si një masë e thjeshtë parandaluese. Për më tepër, ka kaq shumë impenjime, kombëtare e ndërkombëtare, që presin skuadrat.

Në harkun e 10 viteve të fundit, Superkupa Italiane është dorëzuar tre herë në Itali (një në Milano e dy në Romë), tre në Kinë, dy në Katar e dy në Arabinë Saudite. Gjatë gjithë historisë së kompeticionit, për 11 herë ndeshja është zhvilluar jashtë kufijve italianë (herën e parë në 1993, kur Milan e Torino diskutuan trofeun në Washington).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *