• |
ide | kryesore

Dhurata Dora drejt një bashkëpunimi me reperin Kida

-Instant, Paparazzi, Slider



Dhurata Dora di gjithnjë se si të godasë. Së fundmi, ajo po vjen me një tjetër bashkëpunim dhe bëhet fjalë për reperin e mirënjohur Kida, raporton “Prive”.
Nuk ka ende një datë publikimi për projektin e tyre, por kënga është në punim e sipër dhe sigurisht duke marrë parasysh faktin se dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës po bëhen bashkë, do jetë hit i garantuar.

Dyshja nuk ka bashkëpunuar më herët dhe ky do jetë projekti i parë i përbashkët, por me siguri jo i fundit.
Sakaq, vera 2020 ka qenë shumë e suksesshme për Dhuratën. Ajo ka publikuar 3 projekte, një solo “Ferrari” dhe dy bashkëpunim me Azetin “Fajet” dhe “Xhep Remix”.

Të treja këngët kanë shkaktuar jo pak impakt te publiku, duke u kthyer në hite.

Ndërkohë, Dhurata do vijë në një bashkëpunim edhe me Noizyn, lajm ky i konfirmuar nga vetë reperi, por për këtë duhet të presim edhe pak.
Disa javë më parë u raportua se ata kanë shtyrë xhirimet e videoklipit për shkak të Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *