• |
ide | kryesore

Haradinaj: Ngritja e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty është qesharake

-Instant, Lajme, Të fundit



Ramush Haradinaj e ka quajtur qesharake ngritjen e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty gjatë një interviste në News 24.

Si e shihni ngritjen e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për raportin e Dick Marty?

Qesharake, shumë qesharake. Krejt këto veprime janë dëshmi e dobësive tona. Ku ishim ne sa e sa vjet, Raporti i Martyt ka 10 vjet. Vetëm tani që kemi shefin e shtetit, presidentin që tani është në burg, tani po ngremë një komision hetimor. Më besoni, është qesharake, kanë me qesh me ne të gjithë. Nuk jemi seriozë.

Edhe ju vete u përfshitë në një debat me kreun e qeverisë, u shkua deri në padi nga ky fundit, i qëndroni ende akuzave?

Unë nuk kam bërë akuza, unë kam treguar atë që kam besuar, që do të thotë nuk jam akuzues. Pra, kam deklaruar e kam shprehur ato që i kam përjetuar, dhe PO nëse kthehem në atë kohë, qëndrojnë ato që kam thënë çdo herë.



3 Comments

  1. se çfarë fiton Qeveria që të fshehë vdekjet dhe çfarë fitore politike është e opozitës, nëse vdekjet janë fshehur dhe ajo i zbuloi.

    Fshehja e vdekjeve është një proces ligjor dhe administrativ. Një i vdekur ka një procedurë ligjore që lë gjurmë në përcjelljen e tij në botën tjetër. Që nga shkresa e parë e konstatimit të vdekjes, e deri në funeral, ka një gjurmë të verifikueshme shkresash, që shoqërojnë të vdekurin.

    Duhet të urdhërosh mjekun ligjor të mos regjistrojë shkakun e vdekjes, pastaj me radhë gjithë zinxhirin e administrimit të këtij procesi, deri tek funerali.

    Duhet të korruptosh familjarët të mos tregojnë që i afërmi vdiq nga COVID-19, se dëmtohet Edi Rama. Pastaj duhet të bësh kujdes dhe në lagje apo fshat, të mos merret vesh.

    Dhe akoma më shumë, duket sikur gjithë Shqipëria është e mbushur me besnikë të Edi Ramës, që jetën e japin, por vdekjet i nuk tregojnë nga inati i Lulzim Bashës.

  2. Jo zoti Haradinaj, nuk eshte vetem qesharake, eshte shume me teper, eshte armiqsore. Kjo eshte levizja e duhur per ti dhene ‘kundershtarit’ mikut te tij Vucic nje favor te jashtzakonshem, nje penallti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *