• |
ide | kryesore

Hysaj me Covid, Napoli humbet edhe Rrahmanin: dy shqiptarët luajtën kundër njëri tjetrit në miqësore

-Instant, Sport



Napoli duhet të bëjë pa Amir Rrahmanin për ndeshjen e madhe të të dielës në mbrëmje kundër Milan. Mbrojtësi kosovar, që u dëmtua në ndeshjen e fundit të kombëtares së tij kundër Moldavisë në Nations League, në rikthimin në Itali ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lojtari për momentin po qendron në izolim në shtëpinë e tij. Për Gattuso një tjetër problem pas padisponueshmërisë së Osimhen, Ospina e Hysaj.

“Si pasojë e tamponit të kryer këtë mëngjes, në rikthimin nga Kombëtarja, është zbuluar pozitiviteti me Covid-19 i Amir Rrahmanit – ka bërë të ditur Napoli nga profili i tij Tëitter -. Futbollisti, nuk ka hyrë kurrë në kontakt me grupin skuadër, do të kryejë periudhën e izolimit në banesën e tij”.

Një problem i madh për teknikun Gattuso në vigjilje të sfidës me Milan, pas lajmeve të këqija të ditëve të kaluara. Victor Osimhen, me Nigerinë, ka pësuar një dëmtim në shpatull që do ta mbajë jashtë dy javë, ndërsa Ospina ka ndjerë probleme fizike pak para ndeshjes së Kolumbisë kundër Ekuadorit e vështirë se do të rrezikohet. I ndaluar për shkak të Covid, ashtu si Rrahmani, edhe Hysaj. Në fakt, dy lojtarët kanë luajtur së bashku në 11 nëntor në miqësoren Shqipëri-Kosovë të përfunduar 2-1 për kuqezinjvë, me Hysajn që u fut në pjesën e dytë të ndeshjes, e më pas rezultoi pozitiv përpara ndeshjes me Bjellorusinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *