• |
ide | kryesore

I riu nga Lezha mblidhte para në emër të Ramës për tërmetin, dënohet me 7 vjet burg

Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor një 30-vjeçar, i cili shfrytëzoi situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, për të hapur llogari në ‘Facebook’ në emër të kryeministrit Rama me qëllim mbledhjen e parave.


Arjan Meli u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, por duke qenë se kërkoi gjykim të shkurtuar ju ul 1/3 e dënimit, duke u dënuar me 4 vite.


Mirëpo, ai ka qëndruar vetëm për 3 muaj, nga dhjetori deri në shkurt ku më pas u lirua, pasi gjendja e tij e rëndë shëndësore detyroi togat e zeza t’i pezullojnë dënimin.

Si pasojë, prokurori Arben Agovi dhe gjyqtarja Ornela Naqellari vendosën pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim të mbetur pa vuajtur për të pandehurin dhe vënien e tij në provë për një periudhë prej 3 vitesh duke u detyruar i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale

3 Comments

  1. Partia Socialiste per shkolle riedukimi qe mos dalin kaq shume hajdute dhe monopoliste ne gjinin e saj.

  2. Gjeti kishe te falet dhe ky i ziu. Te perdore emrin e Rames. Shqiptaret e pshurren ne surrat Ramen kur ne llogarine e shtetit ramist nuk u mblodhen as 500 mije euro ndersa ne ato te fondacioneve bamirese miliona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu