• |
ide | kryesore

Ish-zv/kryeministri i Shqipërisë Bashkim Kopliku, ndërron jetë nga COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndërron jetë nga COVID-19 ish-zv.kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Kopliku.

Ai ishte prekur nga virusi dhe ishte në gjendje të rëndë teksa kurohej në spitalin e Durrësit.

Pas disa ditësh luftë me COVID-19 ai ndërroi jetë.

Kopliku ka qenë zëvendëskryeministër i Shqipërisë në periudhën 1992-95, deputet në Kuvendin e Shqipërisë në 1991-97, kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në 1996-97, anëtar i kryesisë së PDSH në 1991-97, i dekoruar me “Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë”, nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 1993, kryetar i Bashkisë Durrës (Komiteti Ekzekutiv Pluralist Durrës) në 1991-92, kryeinxhinier i URT Durrës në 1990, ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në fushën e elektronikës.



7 Comments

  1. Super politikan. Figure nder te paktat brenda PD qe respektohej nga te gjithe. Shume keq qe ne shqiperi nuk zene vend keta.

  2. Ngushellime familjes. Kopliku ka qene dhe Minister i Brendshem ne vitin 1992. Mendoj se ka qene nje njeri me karizem e personalitet.

  3. Argita Berisha ka blerë tokën rreth një vit pasi Berisha erdhi në pushtet në 2005.

    Deri në atë kohë, bëhej fjalë për një përpjekje të një ndërtuesi që të kthente një tokë të mbushur me gjarpërinj dhe zonë kënetore, në një fshat me shtëpi modeste.

    Por ardhja e Argitës ndryshoi gjithçka. Investimet qeveritare erdhën pas saj. Papritur u zhbllokuan fonde për rrugën drejt Lalzit duke e kthyer destinacionin ku më parë arrinin vetëm fuoristradat e diplomatëve të ngeshëm, në një rrugë të arritshme nga të gjithë dhe vetëm 45 minuta larg Tiranës.

    Argita solli me vete të tjerë. Ish-ministra dhe deputetë të PD-së kanë vilat e tyre në këtë fshat, përfshirë drejtorë që e nisën karrierën nën yllin e Argitës dhe njësoj si ajo nuk kanë asnjë shpjegim të besueshëm për burimin e të ardhurave të tyre.

    Çmimet e vilave në fshatin turistik u rritën menjëherë. Dhe vazhdojnë të rriten edhe sot, ndërkohë që ngjitur ja ndërtuar Lura 2 dhe Lura 3 por asnjë nuk ka sipërfaqen dhe afërsinë me detin që ka vila e madhe e Berishëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *