• |
ide | kryesore

Kërcënoi gruan me automatik, arrestohet 46-vjeçari në Dibër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Dibrës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili kërcënonte bashkëshorten me armë. Ndërhyrja e bluve të Dibrës parandaloi përshkallëzimin e situatës.

Pas kontrolleve, atij iu kap një automatik si edhe 18 fishekë, duke bërë që tashmë të akuzohet për dhunë në familje si edhe armëmbajtje pa leje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacione të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij”, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë

Ushtronte dhunë dhe kërcënonte për vrasje bashkëshorten, ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 18 fishek, vihet në pranga 46-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacione të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *