• |
ide | kryesore

Koço Kokëdhima dhe gruaja e tij infektohen me Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima dhe gruaja e tij, Brixhida janë infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur në Supersport në emisionin Gol pas Goli.


Mbetet për tu mësuar gjendja shëndetësore e të dyve dhe nëse ish-deputeti ka pasur kontakte me futbollistët e Apolonisë së fundmi.


Fierakët zbresin në fushë në orën 13:45 dhe Kokëdhima do të jetë i detyruar të mos e ndjekë skuadrën e tij nga shkallët e stadiumit.

Aktualisht në Superiore ka të infektuar te Kukësi. Trajneri Skënder Gega e pësoi i pari, ndërkohë që më pas kanë dalë pozitive edhe Mehdi Hetemaj e Godfrey Cooper, si dhe zëdhënësi për shtyp, Erjon Allaraj.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu