• |
ide | kryesore

Kryeprokurori i Hagës parashikon dënimin me burg të përjetshëm për Hashim Thaçin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, në letrën e tij drejtuar Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, letër e cila është e publikuar edhe në faqen zyrtare të Gjykatë Speciale kishte renditur argumentet e tij se pse Hashim Thaçi duhet të arrestohet dhe të dërgohet në paraburgim.

Smith fillimisht kishte shprehur frikën e tij se ish-presidenti i Kosovës mund të arratisej, pasi aktakuza e pakonfirmuar ishte bërë publike. Sipas tij, një gjë e tillë do ta nxiste Thaçin të ikte.

Gjithashtu Smith në letrën e tij kishte pretenduar se Thaçi mund të kryejë edhe krime të tjera dhe të pengojë procedurat e Speciales. Ndërsa ka parashikuar se akuzat e konfirmuara nga Dhomat e Specializuara mund të sjellin burgim të përjetshëm për ish-presidentin.

“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake.

Në këtë letër shihet insistimi i Kryeprokurorit të Speciales se Thaçi duhet të arrestohet dhe të dërgohet në paraburgim./Express/



6 Comments

  1. Ja hengri koken Edi Rama ketij .. emisionet qe behen kunder Lulzim Bashes per kete çeshtje behen per te fshehur Tarasin e vertete, qe e ka filozofi te jetes kurbanizimin e armiqve!

      1. “Mongoloidët e SHQUP-it” ?
        SHQUP është shkurtimi i fjalëve “Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë Popullore” e kohës së diktaturës barbare enveriste e dihet që lidhjet e fundit PPSH dhe Ushtria Popullore, pas jugosllavëve e rusëve i pati me “mongoloidët” kinezë.
        Nuk ka pasur e djathta shqiptare asnjë lidhje me SHQUP apo kinezët, por dihet se ishte PD ajo që e futi Shqipërinë në aleancën politiko-ushtarake perëndimore të NATO-s.
        Emërtimet SHQUP e shqupistë, janë idiotësitë e injorantit të pa shkollë Rama që nuk ja ka pasur e nuk e ka idenë e historisë së Shqipërisë e që shqiptarët e përtej kufirit i quante “jugosllavë”.
        Ti duke përsëritur idiotësitë e tij, veçse e tregon veten se je një papagall trubosh.

  2. A Astrit trimi !
    Sigurisht që është Gjykata ajo që jep verdiktin e drejtësisë e jo prokuroria.
    Por sepse shqiptarët që ndonëse pranojnë në tërësi krimet barbare të regjimit diktatorial enverist, nuk kujtohen të thonë se pse ato krime nuk u ndëshkuan nga drejtësia.
    Me akuzën e PD në pushtet, në vitet 90-ë, u arrestuan që nga Ramizi e Nexhmija, edhe protagonistë të tjerë të atyre krimeve.
    Po kush ishin prokurorët e gjykatësit që i hetuan e ndëshkuan ato vetëm për abuzime se kishin pirë shumë kafe ?
    E ku ti gjente Shqipëria në vitet 90 -të juristët e pa përzjerë me krimet e diktaturës ?.
    E gjetën enveristët marifetin për të riardhur në pushtet me krijimin e piramidave të famëshme të 97-tës, që jo rastësisht vëndlindjen e kishin në qytetet e jugut, e kur erdhën në pushtet, jo vetëm dolën nga burgjet ish kriminelët, por qeveria socialiste i “dëmshpërbleu” duke ju a paguar ditët e burgut “politik”.
    Jo plotësisht, por ka diçka të ngjashme edhe me historinë e shtetit të ri të Kosovës.
    Padyshim se nje meritë të madhe për çlirimin e Kosovës pati UÇK, por ama edhe sot akoma nuk janë zbardhur disa vrasje politike të partisë LDK të Rugovës.
    Nuk besoj se në ato vrasje kanë pasur dorë, gjithë udhëheqja e UÇK, por derisa nuk janë zbardhur akoma, ky është një tregues se dikush nuk ka dashur që të zbardhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *