• |
ide | kryesore

Masat anti-COVID/ ISHSH në Gjirokastër mbyll 3 fasoneri dhe Drejtorinë e Tatimeve

-Instant, Lajme, Të fundit



ISHSH në Gjirokastër në bashkëpunim me policinë e shtetit, për shkak të përhapjes së virusit COVID-19, ka përforcuar kontrollet dhe masat parandaluese.

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër ka vendosur disa masa disiplinore Covid-19.

Mësohet se janë gjobitur 4 persona me nga 700 mijë lekë të rinj për thyerje karantine.

Është mbyllur pjesërisht 1 fasoneri në Gjirokastër dhe 2 në Përmet.

Është kryer inspektim në spitalin rajonal “Omer Nishani” ku është lënë detyrë dezinfektimi i ambienteve dhe izolimi i detyruar për 7 persona pozitivë, 4 infermiere dhe 3 sanitare.

Po ashtu është bërë mbyllje e pjesshme e Drejtorisë së Tatimeve pasi 7 punonjës administrate rezultuan pozitiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *