• |
ide | kryesore

Pas 3 vitesh ndarje, Vin Veli flet për tradhëtinë dhe Bora Zemanin

-Instant, Paparazzi, Slider



Vin Veli dhe Bora Zemani i dhanë fund marrëdhënies së tyre rreth 3 vite më parë, ndarje që u komentua shumë në mediat rozë.

U aludua se ish-çifti, prindër të një djali, vendosën që të përfundonin romancën e tyre disavjeçare për shkak të tradhtisë, por asnjëri prej tyre nuk i pranuan thashethemet.

Së fundmi, i ftuar në “Love from Tirana”, Dj i njohur foli për marrëdhënien me moderatoren, duke treguar se ruajnë kontaktet mes tyre për hir të Arborit.

Ndërsa preku edhe temën e tradhtisë, duke thënë se vjen si pasojë e mosmirëkuptimit dhe mostolerancës në çift.

“A vazhdoni të keni kontakte apo është ndërprerë gjithçka? A je dakort që duhet ta mbajnë ish-in mik?”- u pyet ai.

Ndërsa Vin Veli u përgjigj: “Mik? Për sa kohë ke një fëmijë, sigurisht që po. Por në ndonjë situatë tjetër, që një çift që janë ndarë dhe nuk kanë fëmijë pse duhet të zihen dhe urrehen? Nëse nuk ka funksionuar, thjesht nuk ka funksionuar. Kur pa pasur tradhti dhe situata të tjera, varet edhe nga rrethanat pastaj.

Edhe arsyeja e ndarjes, situata ndikon shumë. Mendoj se situata është e rëndësishme, nuk mund të themi në ndjenja e sipër që duhet të jesh i ftohtë, kur në një lidhje ka pasur tradhti. Nuk mund të jesh aq i ftohtë dhe aq i qetë sa për ta analizuar dhe për të mos e kthyer dashje-padashje edhe në urrejtje.

Me Bora Zemanin nuk ishte ndarja e parë në jetën time, unë jam shumë mendjehapur, nuk kam mbajtur kurrë mëri ose hatërmbetje, çdo njeri e di vetë si e drejton veten. Duhet kohë për të reflektuar, në nerva e sipër mund të kthehet në urrejtje dhe në gjaknxehtësi nuk mund të analizosh e të reflektosh me veten për gabimet, se i kujt ishte faji.
Se ndoshta edhe ai që tradhton mund të ketë pasur një shtyje nga partneri etj. Nëse gjërat janë mirë e bukur, nuk do ekzistonte tradhtia. Në momentin që s’ka tolerancë dhe mirëkuptim prishet marrëdhënia, tradhtia vjen si rezultat i këtyre. Normalisht kur dy njerëz nuk janë rehat, shtyhen drejt tradhtisë, janë shkak-pasojë.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *