• |
ide | kryesore

PD: Prokuroria të nisë hetimet për fshehjen e numrit të të vdekurve nga COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Reagon Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi për akuzat e Taulant Ballës për sulmin ndaj Qendrës Shëndetësore të Fushë-Mbretit në Elbasan.

Bardhi theksoi se Rama ka dërguar Ballën për të krijuar një histori të rreme për të sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Gazment Bardhi i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetimin për fshehjen e numrit real të vdekjeve nga COVID-19.

“Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një përgjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.

Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19.

Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës”, thekson PD.



4 Comments

  1. Po ju keni ndermend ti ngjallni keta te vdekur qe po ngulmoni kaq shume. Mos u merrni me te vdekurit por shikoni si mund te shpetoni jete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *