• |
ide | kryesore

Rama i përgjigjet Bashës: Fotot nga morgu i spitaleve nuk janë njerëzore

Arkiva



Kryeministri Edi Ramau përgjigj sot ndaj akuzave të kryedemokratit Basha, për fshehjen e numrit të viktimave nga virusi COVID-19.

Rama e cilësoi çnjerëzore publikimin e fotove nga morgu, duke e akuzuar opozitën për kalimin e çdo limiti të demokracisë.

“Kam përgjegjësinë e jashtëzakonshme të jem në krye të vendit, në kohën e një sprove të jashtëzakonshme, që është e përbotshme prej 9 muajsh e po sfidon të gjitha shtetet, për shkencën, mjekësinë, politikën, qeverisjen, mediat sigurisht. Është sprovë për karakterin e kombeve. Këtë sprovë ne shqiptarët, ashtu si edhe tërmetin nuk e kemi zgjedhur. Askush nuk mund të fajësohet nëse vendi goditet nga një tërmet apo pandemi. Por mënyra e reagimit, po. Virusi godet nga pak, pasojat na sprovojnë përditë. Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë. Jam krenar për se si ne, si popull kemi reaguar për të dyja rastet, e që njerëzit janë bashkuar qoftë për të ndihmuar të varfrit gjatë tërmetit, qoftë për të zbatuar masat e pandemisë.

Jam i keq ardhur që kjo dalje ime sot u provokua nga krejt e kundërta e virtyteve të shqiptarëve, teksa shumica e këtij populli bën më të mirën e vetë, një pakicë e zhurmshme rri mënjanë shan, akuzon e gjuan me gurë.

Nuk jam këtu për tu ankuar për baltën dhe pështymat që marr përditë nga pakica, se mua përsonalisht të sharat më bëjnë më të fortë, më japin energji të udhëheq betejat në çdo fushë!

Por, ka ndryshim të madh si dita e nata mes kritikave dhe sharjeve e fyerje. Këto të fundit më ndezin shumëkush e quan arrogancë, ndoshta, por do ta quaj pasion të madh për punën që më është besuar dhe Shqipërinë që dua për të gjithë fëmijët tanë.

Që të kemi opinion ndryshe kjo është demokraci, por të shash e të shpifësh nuk është lulzim demokracie. Ne nuk mund të ndahemi me numrin e të vdekurve, të bëjmë politikë me inskenime fotosh nga morgu i spitaleve. Kjo nuk është njerëzore, nuk mundet që deri tek Presidenti e opozita të kenë komitete alternative”, tha Rama.



4 Comments

  1. Ti je ne krye te k…tim.ti ke 20vjet qe vetem vjedh shqiptaret e mbi te gjitha si i cmendur qe je edhe tallesh me kete popull te rraskapitur.e ke etiketuar si ai i plakut qe nuk i ngrihet ,populli e di ke voton etj etj tallje.nuk po zgjatem me kete ndyresi.

  2. Sa here ndodh dicka e tille, ku shihet qarte deshtimi i qeverise tende ne te gjitha drejtimet, ti del si shume ” i indinjuar” dhe ben ndonje fjalim me koke ulur per te na bere te na vije keq per ty e per qeverine tende te korruptuar. Keto nuk jane inskenime, keto jane pamje te verteta dhe qe flasin shume qarte se ne cfare gjendje e ke katandisur ate vend!
    Nuk e di se si e gjeni forcen dhe dilni e thoni brockulla qe askush nuk do ti degjoje. Bej dicka! Se keto pamje nuk shihen ne asnje vend te botes, pervec se ne Shqiperi. Mo i perziej stafin mjekesor me politike, leri doktoret te raportojne problemet qe po hasin neper spitale, te tregojne te verteten e hidhur. Kerko ndihme! Dili per zot vendit qe me dhune e ke fituar drejtinim e tij! Ti Doktoret i ke katandisur, s’u ke lene dinjitet, ata nuk kane force ta raportojne gjendjen se ti i heq nga puna. Ti parate qe duhen shpenzuar per spitale, i harxhon per te vjedhur zgjedhjet a radhes. Do te vije koha edhe ty sic ju ka ardhur gjithe atyre qe kane bere si ty! Mjere ata familjare qe kane pare te afermit e tyre ne ato dysheme me batanije e trasta me rroba mbi kufoma!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *