• |
ide | kryesore

Regjistrohet bilanci më negativ në Greqi nga COVID-19, 108 humbje jete në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Planet

Greqia ka regjistruar një rekord negativ dhe bilanc të rëndë pasi 108 pacientë humbën jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Asnjëherë më parë gjatë pandemisë nuk ishin shënuar mbi 100 viktima në ditë nga COVID-19 por këtë të shtunë Greqia e theu edhe këtë rekord.


Lajmi i mirë është se ka një rënie të shifrave të rasteve të reja, pasi sot janë rreth 2 mijë e 500 më pak se dje. Gjithsesi problematike mbetet situata në Selanik që sot ka pasur thuajse dyfishin e rasteve në krahasim me Attikën, rajonin kryesor ku gjendet shumica e popullsisë dhe kryeqyteti Athina.


Tashmë në Greqi janë të sigurt se skenari bazë dhe më i sigurt është shtyrja e afatit të ”Lock-Down” përtej afatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu