• |
ide | kryesore

Rëndohet gjendja në Gjermani, 260 jetë të humbura nga Covid brenda një dite

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Gjendje e rëndë në Gjermani, shënohen 260 viktima të COVID-19 për një ditë. Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 22.964 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 902.528. Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 254 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 14.884.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *