• |
ide | kryesore

Turqia e ngarkon anijen ‘Oruç Reis’ me një tjetër mision në Mesdhe, Greqia e quan provokim

-Instant, Lajme, Planet



Turqia ka ngarkuar me një mision të ri anijen Oruç Reis nga sot deri në mesnatën e 29 nëntorit për kërkime në detin lindor të saj mes Greqisë e Qipros në Mesdhe.

Greqia ka reaguar menjëherë për këtë lajm të ri duke e cilësuar provokim pasi Turqia po bën kërkime sipas tyre në shelfin kontinental të Mesdheut Lindor dhe po shkel ligjin ndërkombëtar për detin.

Sipas Greqisë, Turqia fatkeqësisht nuk dëgjon apelin e BE dhe të ndërkombëtarëve në një kohë kur qeveria e cilëson prioritet hapjen e negociatave me unionin.

Greqia i kërkon Turqisë të tërheqë anijen nga ky mision i ri kërkimor i paligjshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *