• |
ide | kryesore

Video/ Bayern frenon në shtëpi, e shpëton Coman: Dortmund i dihat pas shpine

-Instant, Sport, Video



Në javën e 8° të Bundesligës, Bayern Mynih con dëm mundësinë e parë të arratisjes e nuk shkon më shumë se 1-1 me Werder Bremen, duke barazuar me Coman në të 61’ avantazhin e shënuar nga Eggestein (45’). Në vendin e dytë ngjitet Dormund pas fitores me Hertha Berlin, duke arritur kështu me 18 pikë Leverkusen që fitoi 2-1 në shtëpinë e Arminia Bielefeld, ndërsa Leipzig u frenua në 1-1 nga Eintracht. Barazim edhe mes Mönchengladbach e Augsburg (1-1) e mes Hoffenheim-Sttutgart (3-3). Wolfsburg fiton pa probleme në shtëpinë e Schalke (0-2).

Flick shpresonte të shihte një skuadër ndryshe, Manuel Neuer gjithashtu. Në ndeshjen numër 400 me bavarezët portieri është protagonist, duke shpëtuar portën dy herë në pak sekonda ndaj Rashicës në fillim e pastaj Augustinsson. Miqtë janë të shpejtë e të rrezikshëm në kundërsulm e shkuan sërisht pranë avantazhit me të djathtën fluturimthi të Bittencourt që përfundoi në rrjetën e jashtme. Pjesa e parë e mirë e Werder u kurorëzua në sekondat finale me golin e Eggestein, që shfrytëzoi një asist nga e djathta e Sargent për të mundur Neuer.

Bayern u hodh përpara në kërkim të barazimit dhe e gjeti në të 61′ me golin me kokë të Coman në krosimin e Goretzka. Flick provoi ta fitonte ndeshjen, duke hedhur në fushë Sané, Gnabry e Choupo-Moting, që humbi mundësinë për 2-1 në të 85′ me një devijim në zonë që kaloi pak mbi traversë. Werder shkoi pranë goditjes së madhe në të 87′ me Sargent, por gjithësesi ndaloi Bayern, duke i bllokuar arratinë kampionëve në fuqi.

GERMANY – BUNDESLIGA
Arminia Bielefeld 1 – 2 Bayer Leverkusen
Bayern Munich 1 – 1 Werder Bremen
Borussia Moenchengladbach 1 – 1 Augsburg
Hoffenheim 3 – 3 VfB Stuttgart
Schalke 04 0 – 2 Wolfsburg
Eintracht Frankfurt 1 – 1 RasenBallsport Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *