• |
ide | kryesore

Video/ Dajsinani pret penallti, Skënderbeu ‘pirat’ në Ballsh: polemika për penalltinë që barazoi Kastrioti-Apolonia

-Instant, F1, Sport, Video



Skënderbeu merr fitoren 0-2 në Ballsh, duke mbyllur historinë e një ndeshje të luftuar, por të zgjidhur me inteligjencë taktike e një portier, që duket i rikthyer në kohën e tij të artë e të gatshëm të bëjë diferencën. Portieri i bardhekuqve ishte i pakalueshëm, duke pritur edhe një penallti, ndërkohë që Ahmataj i gëzohet fitores së parë në tre javë kampionat me golat e Pusit e Tereziut. Barazon në shtëpi (Kamëz) mes polemikave Kastrioti, i ndalur në 1-1 nga Apolonia, që i shkoi shumë pranë fitores, nëse sdo ishte për penalltinë e dyshimtë të akorduar nga arbitri.

BYLIS 0-2 SKËNDERBEU
Dajsinani u bë protagonist i ndeshjes, duke bllokuar cdo inisiativë të mallakastriotëve. Në të 10 Ndreca nuk mundi të kalonte portierin e ri të bardhekuqve e nuk bëri më mirë, 5 minuta më pas edhe Cakranji. Skënderbeu priti vrullin e parë të vendasve dhe nisi të kishte më tepër kontakt me zonën kundërshtare, ku Mensah manvroi nëpër të gjithë frontin, pa dhënë pika referimi. Bylis kishte disa raste, pa mundur të mposhtë portierin e Skënderbeut, që ruajti portën të paprekur edhe në fundin e pjesës së parë, duke dëshpëruar Cakranjin. Në të 57 portieri priti edhe penalltinë e goditur nga Ujka, ndërsa skenën në të 70 e mori Pusi me një gol të jashtëzakonshëm. 5 minuta nga fundi Tereziu vendosi takimin me golin e dytë. 4 pikë për Skënderbeun e 2 për Dovedan, pankina e të cilit lëkundet fort, pavarësisht justifikimit me mungesat.


KASTRIOTI 1-1 APOLONIA
Nuk ka fitues mes Kastriotit dhe Apolonisë, të ndarë në barazim 1-1, por ka shumë polemika, për një penallti të paqenë që vulosi shifrat në fund të takimit. Një pjesë e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, ku ndërhyrjen më të vështirë e bëri Hidi kur Husein ktheu keq topin pas. Çela dhe Plaku kishin mundësi ti jepnin fitoren e dytë në tre ndeshje Ndreut, por nuk arritën, ndërsa në pjesën e dytë ndodhi gjithçka. Mihaja shënoi në të 79, duke befasuar krutanët, që reaguan fort, por barazimin e gjetën me një penallti 5 minuta nga fundi i ndeshjes, kur pamjet treguan se mbrojtës i Apolonisë e kontrolloi topin saktë.




1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *