• |
ide | kryesore

Video/ Përmbytje dhe një gropë misterioze rrezikojnë anullimin e ndeshjes së Serie A

-Instant, Sport, Video



Që nga dita e djeshme Kalabria është përfshirë nga moti i keq, ndërsa Crotone është gjunjëzuar nga reshjet e shiut të pandërprera e në lidhje me kushtet atmosferike nuk duket të ketë përmirësim. Për këtë motiv ndeshja e Serie A kundër Lazios, në program në orën 15 në stadiumin Scida, për momentin është në rrezik të fortë. Rrugët janë bërë të pakalueshme, duke mbuluar makinat, ndërsa një gropë misterioze është shfaqur në qytet, shkaktuar natyrisht nga përmbytjet.

Përvec shiut, është parashikuar edhe erë e fortë që kalon mbi 40 kilometrat në orë që ve në dyshim të madh zhvillimin e takimit. Lazio është nisur që mbrëmë drejt Crotones me avionin e tyre të personalizuar, por sot dy skuadrat do të provojnë të zbresin në fushë për të testuar gjendjen e fushës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *