• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo heq qafe Cagliari-n për katër minuta: tetë gola në 5 ndeshje

-Instant, Sport, Video



Mbrëmja perfekte për Juventus: 2-0 ndaj Cagliari në Allianz Stadium është mënyra më e mirë për të harruar zhgënjimin e Olimpicos me Lazion e për të nisur ndjekjen e kreut pas pauzës së kombëtareve. Vendos si gjithnjë Cristiano Ronaldo: dygolësh, 8 gola në këtë Serie A, njësoj si Ibrahimovic, që kapet nga portugezi në krye të renditjes së shënuesve. Pirlo e sheh veten tashmë -1 nga Milan, që mund të rrisë diferencën në rast të një rezultati pozitiv me Napolin.

Një nisje e mirë e sardëve, pastaj Juve mori kontrollin e lojës. E pas një goli të anulluar Bernardeschit për pozicion jashtë loje të Moratas, bardhezinjtë kalojnë në avantazh në të 38′: spanjolli pasoi për CR7, që u fut në qendër nga e majta e zonës e me një të djathtë të fortë e dërgoi topin pas shpinës së Cragno.

Dyfishimi erdhi katër minuta më pas: korner i devijuar nga Demiral që e con topin tek Ronaldo, shumë i aftë të koordinohej në shtyllën e dytë për devijimin fitues. Në pjesën e dytë, traversë e Demiral në zhvillimet e një goditje këndi, pastaj raste të pashfrytëzuara nga Morata e Bernardeschi. Anullohet edhe një gol për Cagliarin me autor Klavan, për pozicion jashtë loje të Marin.

ITALY – SERIE A
Crotone 0 – 2 Lazio
Spezia 0 – 0 Atalanta
Juventus 2 – 0 Cagliari



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *