• |
ide | kryesore

Video/ Tiranën e dënon ai që e konsideruan të pavlerë në minutën e 97: debuton me humbje Dede barazon Partizani e Teuta

-Instant, F1, Sport, Video



Tirana rrëzohet përsëri, duke e cuar në tre serinë e humbjeve radhazi mes kampionatit e Kupës, ndërsa Vllaznia tregon forcën kundër një pretendenti për titull, duke rrëmbyer fitoren 3-2 në Loro Borici, në minutën e 97 me një ish-sulmues të bardhebluve, Dunga. Në një ndeshje të ekuilibruar e me dy skuadrat që kërkonin të bënin të tyren Klasiken, shkodranët shkuan dy herë në avantazh me Markun e dy herë u arritën nga kryeqytetasit, për tu dorëzuar në fund në golin e Dungës. Fitorja e pestë radhazi në po kaq ndeshje të luajtura për shkodranët e Brdaric, ndërsa Tirana mbetet me tre pikë në renditje, duke parë tashmë kreun 6 pikë larg.





Pa Gegën në pankinë me Covid, i zëvendësuar nga Hallaci, Kukësi mori pikën e parë, por që nuk i ndihmon aspak në situatën në të cilën ndodhen. Bregu e Hebaj provuan që në fillim të zgjidhnin cështjen, për ta patur më të thjeshtë, por gjetën të gatshëm portierin Tafa. Teuta kishte superioritet në zotërimin e topit, por nuk e zgjidh dot ndeshjen as në goditjen me kokë të Lorenco Vilës e as me Emiljanon, që humbi rastin më të mirë të pjesës së parë në të 36′. E megjithatë avantazhin mund ta kishin marrë veri lindorët 5 minuta nga fundi, kur Leira në akrobaci e stampon topin në traversë, me Frashërin të mundur. Një barazim deri diku që i rri ngushtë Teutës, por që mund të mjaftojë me këtë rast të fundit të miqve, që rezikuan të rrëzohen një minutë pas rifillimit në një gafë të portierit që nuk u shfrytëzua nga Teuta, madje rrezikuan të kapitullonin sërisht në fund kur durrsakët shënon, por u ndalën nga flamuri i asistentit për pozicion jashtë loje. Pesë pikë për Teutën në vendin e tretë, po aq sa Kastrioti i vendit të dytë, ndërsa Kukësi mbyll renditjen, duke mos dalë dot nga tuneli as në Niko Dovana.

Nuk ka fitues sfida në Elbasan Arena mes Partizanit e Lacit: barazimi i tretë radhazi për skuadrën kurbinase, ndërsa të kuqtë e Ilir Dajës i kanë provuar të tre rezultatet në tre javët e luajtura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *