• |
ide | kryesore

Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë serb kërkojnë leje që të vizitojnë Kosovën, refuzohet nga Ministria e Jashtme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të enjten ka dërguar kërkesë në institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës për Express.

Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviç, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriç.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjuriç”, kanë konfirmuar për Express nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës.

Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.



3 Comments

  1. Duan te bejnë karshillëk kurvat sërbe në Kosovë. Qelimi i vizites eshte qe tu percjellin larove te tyre dhe nderkibetarve mesazhin se, liderat shqipetar jane ne gjyq per krime lufte, ndersa ne liderat tauj te vertete ja ku jemi prane jush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *