• |
ide | kryesore

Arrestime pas protestës së radhës kundër Lukashenkos

-Instant, Lajme, Planet



Policia bjelloruse arrestoi shumë mbështetës të opozitës bjelloruse, që demonstruan përsëri sot kundër presidentit Alexander Lukashenko.  Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në lagje të ndryshme të Minskut duke brohoritur “Rroftë Bjellorusia!” dhe valëvitën flamuj të kuq dhe të bardhë, ngjyrat e opozitës. Oficerët e policisë, automjetet e blinduara dhe ato të ujit me presion u vendosën në një numër të madh pikash në Minsk pak para fillimit të demonstratës.

Në rrjetet sociale, përdoruesit bjellorusë kanë raportuar përleshje me policinë. Figura e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, në mërgim në Lituani, përshëndeti protestën e së dielës si një hap tjetër drejt një “Bjellorusie të lirë dhe të ndershme” në një mesazh mbështetjeje për protestuesit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *