• |
ide | kryesore

Barack Obama tregon frikën që ka nga vajza e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish-presidenti Barack Obama, gjatë një interviste me Jimmy Kimmel foli për librin e tij “A Promised Land”, por sigurisht u ndal edhe tek jeta familjare.

Ndër të tjera, Obama tha se herë herë “ka frikë” nga Sasha, vajza e tij 19-vjeçare. Arsyeja?! Ajo është identike me nënën e saj, Michelle dhe Barack i druhet pak këtij fakti.

“Arsyeja është se Sasha është një mini Michelle dhe unë kam frikë nga Michelle.”- u shpreh ai duke shtuar se vajza e vogël ka të njëjtën sjellje dhe pamje si ish-Zonja e Parë. Sigurisht, presidenti sqaroi se ishte thjesht një batutë, duke qenë në familjen e tyre përgjithësisht shakatë bëhen mbi të.

Në librin e ri, që është tashmë në shitje, Obama flet për jetën presidenciale dhe ndikimin që pati kjo periudhë në jetën familjare dhe martesën me Michelle. “Pavarësisht famës dhe suksesit të Michelle, unë ndjeja një tension të brendshëm tek ajo. Dukej sikur sapo u mbyllëm brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë, të gjithë zhgënjimet dhe frustrimet e saj të mëparshme u bënë më të përqëndruara, më të gjalla, ndoshta nga zhytja ime gjatë gjithë ditës në punë, apo mënyra se si politika e ekspozonte familjen tonë. Ndoshta sulmet e herëpashershme apo tendenca e miqve dhe familjarëve për ta trajtuar rolin e saj si dytësor për nga rëndësia.”



2 Comments

  1. E KUJT I PLASI PER MAJMUNEN ME TAKA APO VAJZAT TUAJA TI JE AI QE KRIJOVE PRANVEREN ARABE KOT SE KOTI DHE PERFUNDIMI HIC TI JE AI TIPI QE I DHE FUQI KINES RUSIS DHE KAMPIT MAJTAS TI AI QE DEL E BENE FUSHAT ME TE ZEST KUNDA TROMPI TI I VETMI ISH PRESIDENT QE U MORE ME FUAHAT JO PER TE MIREN E AMERIKES POR KE HALLIN E MSHELES NE TE ARDHMEN.PLEH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *