• |
ide | kryesore

Dede shkarkon përgjegjësinë pas humbjes në debutim “Këta janë lojtarët”

-Instant, Sport



“Egbo meriton komplimente, por këta janë lojtarët, vetëm 3 lojtarë kemi me eksperiencë të madhe. Ne duhet të rikuperojmë sa më shumë. Shumë shpejt besoj se do të vijnë edhe rezultatet”. Një frazë e thënë nga tekniku i ri i Tiraëns Nevil Dede, pas humbjes në debutim në pankinën bardheblu, i mposhtur nga një gol në minutën e 97 nga Vllaznia, me rezultatin 3-2. Një frazë e cuditshme e thënë nga një trajner që para ndeshjes u deklarua qartë për objektivin titull.

“Ky është realiteti dhe futbolli – është justifikuar Dede -. Koha ka qenë e shkurtër për ta përgatitur ndeshjen. Disa lojtarë i kishim te kombëtaret. Vetëm dy seanca kemi qenë bashkë. Presioni i humbjeve të fundit dhe dëshira për fitore e solli këtë rezultat. Pas disa gabimeve individuale e rëndësishme është t’i japim kurajë lojtarëve” tha tekniku duke e anuar peshën e humbjes nga lojtarët. “Hoxhallari për herë të parë kur kam ardhur te ekipi, e kemi përdorur si qendërmbrojtës dhe mendoj se mund ta bëjë mirë. Sot nuk doja ta rrezikoja, pasi ekipi po reagonte mirë. Vangjeli ka një shpirt të admirueshëm, pavarësisht se mosha bën të sajën”.

Në fund edhe një koment për Giamfy, që i frikësoi të gjithë me dëmtimin e pësuar në fushë: “Është i vetëdijshëm dhe besoj se nuk është ndonjë gjë serioze, por në momentin e parë ishte e frikshëm dhe u trembëm”. Tani Dede shpreson që të rikuperojë sa më shpejt Torassën: “Shumë shpejt kthehen edhe Tosevski. Shpresoj që t’i kthejmë sa më shpejt”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *