• |
ide | kryesore

E përdori edhe Trump, SHBA miraton trajtimin me ilaçin e ri kundër koronavirusit

-Instant, Lajme, Planet



Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi përdorimin emergjent të ilaçit “Regeneron” kundër koronavirusit. Trajtimi eksperimental i antitrupave është një koktej që mundëson që sistemi imunitar të veprojë kundër virusit Covid-19. Terapia eksperimentale iu përdor edhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump kur ai u infektua në muajin tetor me koronavirus.

“Autorizimi i këtyre terapive me antitrupa mund të ndihmojë pacientët të shmangin shtrimin në spital dhe të lehtësojë barrën në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor” tha FDA, pasi miratoi autorizimin. Autorizimi do të zgjerojë numrin e barnave në dispozicion të mjekëve për të luftuar virusin, i cili vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *