• |
ide | kryesore

Favre e zëvendësoi, Haaland i bën batutën: “Po të mos më zëdendësoje do kisha bërë pesë”

-Instant, Sport



12 ndeshje sezonale e 15 gola, me një mesatare një cdo 63 minuta: starti i sezonit për Erling Haaland është i frikshëm në profilin e numrave. E në këtë pikë kanë kontribuuar edhe katër golat e shënuar kundër Hertha Berlino në pak më shumë se gjysëm ore. Një triumf golash i ndërprerë në fund nga Favre, që ka zgjedhur të zëvendësojë Haaland pesë minuta para minutës së 90 për ti bërë vend një tjetër talenti të Dortmund, 16 vjecarit Moukoko.

Në momentin e zëvendësimit telekamerat kanë inkuadruar Haaland e Favre që diskutonin, gjithnjë të buzëqeshur: “Sa gol ke bërë, tre?” “Jo kam bërë katër” iu përgjigj 20 vjecari. Që pas ndeshjes zbuloi: “I thashë se nëse nuk do më zëvendësonte do kisha shënuar edhe të pestin!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *