• |
ide | kryesore

Video/ Fluturimi i parë i avionit të Lazios për tu harruar: mbërrin, por nuk niset më

-Instant, Sport, Video



Për shkak të reshjeve të shiut, erës e pamjaftueshmërië së shikimit, grupi bardhekaltër mbrëmë është transferuar me autobus në aeroportin e Lamezia, ku një fluturim i Alitalias e ka sjellë në Fiumicino rreth mesnatës.

Fluturimi i parë i Lazios me avionin e “personalizuar” do të kujtohet për tre pikët e marra në Crotone, por edhe për ankthin dhe pasigurinë e lidhura me udhëtimin në Kalabri. Ka ndikuar shumë koha e keqe që ka pushtuar zonën që nga e premtja. Kështu, ulja në aeroportin Pitagora ishte problematike, për shkak të një ere të fortë. Tre xhiro më shumë në pistë para se të gjente mundësinë për të prekur asfaltin, mes ankthit të skuadrës së Inzaghi.

Përmbytja që në orët para ndeshjes ka goditur qytetin, duke krijuar probleme edhe në përfundim të ndeshjes së, ka diktuar një ndryshim programi për udhëtimin e kthimit të Lazios. Kulla e kontrollit e aeroportit të Crotones ndiqet në distancë nga Lamezia dhe në përgjithësi struktura paraqet probleme në rast të motit të keq dhe shikimit të dobët. Kështu që grupi bardhekaltër natën e kaluar u zhvendos me autobus në aeroportin e Lamezia, nga ku me një fluturim të Alitalia arriti në Fiumicino rreth mesnatës.

Boeing 737/300, i personalizuar i Lazios, u largua nga Crotone këtë mëngjes pak pas mesditës për në Romë-Fiumicino. Në pritje të mundësisë për të fluturuar me Lazion për udhëtimin tjetër, atë të Ligës së Kampionëve në Dortmund kundër Borussia, më 2 dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *