• |
ide | kryesore

FOTO/ Përndrydhje e gjurit, mbyll vitin Pique: Barcelona humb edhe Sergi Roberto

-Instant, Sport



Nuk është vetëm humbja e keqe kundër Atletico Madrid, por edhe dëmtimi i Gerard Piqué. Në kampin e Barcelonës janë orë pritje përpara kontrolleve të detajuara mjekësore, të cilave do ti nënshtrohet mbrojtësi blaugrana. Por duket e qartë se përndrydhja e gjurit të djathtë do ta mbajë jashtë fushave lojtarin spanjoll për të paktën 6-8 javë, gjë që do të thotë se Piqué do të kthehet vetëm në 2021. Nuk ka Champions League për të e qendërmbrojtësi humbet edhe ndeshjen e kthimit me Juventus në 8 dhjetor në Barcelonë.

Sot, gjithësesi, me rikthimin e skuadrës nga Madridi, lojtari do ti nënshtrohet testeve të tjera për të konfirmuar shkallën e dëmtimit. Nuk është vetëm kaq problemi për Koeman, sepse edhe Sergi Roberto ka dalë para kohe nga fusha e Ëanda Metropolitano, kështu që tekniku hollandez i ka lojtarët të numëruar në prag të impenjimeve të ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *