• |
ide | kryesore

Gjithçka që duhet të dini për “American Music Awards 2020”

-Instant, Paparazzi, Slider



Në fillim të këtij muaji, ABC njoftoi se Taraji P. Henson do të jetë mikpritese e AMAs për herë të parë në karrierën e saj nga Teatri Microsoft në Los Angeles. Ylli i Empire, 50 vjeçe, ndjek gjithashtu Ciara dhe Tracee Ellis Ross – dhe nuk mund të ishte më e ngazëllyer se sa për të rrëmbyer këtë rol.

Pavarësisht nga pasiguria e pandemisë së coronavirusit, ABC konfirmoi në korrik se AMAs do të mbahet në mënyrë ‘virtuale’. Katër muaj më vonë, Dua Lipa zbuloi listën e gjatë të të nominuarve dhe interpretuesve mbresëlënës që pritet të dalin në skenë – përfshirë edhe veten. Këtë vit, The Weeknd është i barabartë me Roddy Ricch me nominime, meqenëse të dytë u nominuan në tetë kategori. E nominuara për herë të parë në AMAs, Megan Thee Stallion ka pesë mundësi për të fituar në bazë të nominimeve. Taylor Swift gjithashtu u nominua në katër kategori dhe këtu përfshihet edhe artistja Dua Lipa me dy nominime.
AMAs do të shfaqet në ABC të dielën, më 22 nëntor në orën 8 të mbrëmjes. Shfaqja po ashtu mund të ndiqet edhe në faqen zyrtare të ABC në një transmetim ‘live’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *