• |
ide | kryesore

“Kam ethe të forta e temperaturë prej dy javësh”: Skënder Gega tregon gjendjen e tij në izolim

-Instant, Sport



Tekniku i Kukësit Skënder Gega nuk ka qenë në pankinë për ndeshjen me Teutën, duke i lënë drejtimin e skuadrës asitentit të tij Rrahman Hallaci, që mori edhe pikën e parë në tre javë për Blutë, me barazimin 0-0. Gega ka munguar nën drejtimin e skuadrës në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Besës dhe në javën e tretë të kampionatit kundër Teutës e me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm edhe për përplasjen e mesjavës me Lacin.

Për herë të parë që pas infektimit, Gega ka pranuar të flasë për ‘Panorama Sport”, duke treguar gjendjen që po kalon si pasojë e koronavirus: “Prej 13 ditësh shoqërohem nga ethe të forta, temperaturë të lartë dhe me infeksion në mushkëri. Kam preferuar të mjekohem nga shtëpia. Ndihem shumë i lodhur, sepse infeksioni më jep temperaturë. Presidenti Gjici ka insistuar që të shtrohem në spital, por kam zgjedhur të mjekohem nga shtëpia. Ditët në vazhdim do të shikojmë. Kurrë nuk kam qenë kaq i sëmurë. Uroj që çunat e ekipit që janë prekur të mos kenë shqetësime”, deklaroi Gega.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *